Lajme

Çitaku: Kurti nuk ka asnjë problem të ofendojë prokurorë e gjyqtarë të Kosovës, por përballë Speciales nuk guxon as të hapë gojën

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër veprimet e Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si një deformim të drejtësisë dhe përndjekje të krerëve të UÇK-së.

Çitaku ka akuzuar qeverinë e Kosovës për braktisjen e luftëtarëve të UÇK-së, duke kërkuar që Ministria e Jashtme dhe Presidenca të bëjnë këtë çështje prioritet kombëtar.

Sipas saj, kryeministri Albin Kurti, i cili ka shprehur kritika ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të Kosovës, nuk ka guxuar të flasë përballë Gjykatës Speciale.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button