Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Çitaku: Kurti në vazhdimësi i është qasur me arrrogancë dhe mospërfillje, relacionit me aleatët dhe dialogut

    25/05/2023 11:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, ku tha se ‘Asociacioni është një detyrë urgjente e Kosovës”.

    Çitaku tha se kryeministri Kurti me marrëveshjen e Ohrit e ka pranuar Asociacionin dhe se i njëjti në vazhdimësi është sillur me mospërfillje dhe arrogancë ndaj aleatëve dhe dialogut në përgjithësi.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës në mënyrë të vazhdueshme i është qasur me arrogancë, mospërfillje shpeshherë dhe me mungesë totale të njohurive bazike, relacioneve me aleatët tonë por edhe dialogut në përgjithësi. Institucionet e Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti, e kanë pranuar me marrëveshjen e Ohrit, e kanë pranuar jo vetëm Asociacionin por kanë pranuar shumë më shumë”.

    Çitaku potencoi se nëse kryeministri ka ndonjë shqetësim duhet ta përcjellë atë përmes kanaleve diplomatike dhe jo në rrjetet sociale.

    “Kryeministri i Kosovës duhet të sillet përgjegjshëm dhe nëse ka ndonjë shqetësim çfarëdo qoftë ai duhet ta bëjë permes kanaleve diplomatike e jo përmes statuseve në Facebook apo Twitter” deklaroi Çitaku në përgjigjen e saj dhënë për “Gazeta Blic”.

    Nga SHBA-të, BE-ja dhe shtetet e Quint-it në vazhdimësi po bëhet thirrje për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Ambasaori i SHBA-vë në Prishtinë, Jeff Hovenier, deklaroi sërish sot se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është detyrë urgjente për Kosovën.

    Hovenier tha se Asociacioni është një element thelbësor në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

    “Në vitin 2013, Kosova u zotua për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne kemi qenë shumë të qartë për një kohë të gjatë dhe presim që do të bëhet, dhe tani është një çështje edhe më urgjente sepse është një element thelbësor i përgjegjësisë së Kosovës dhe përkushtimit të Kosovës edhe ndaj Marrëveshjes së Brukselit, por edhe kur vjen puna. marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, tha Hovenier.

    Ai tha se SHBA-ja e mirëpret draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por shtoi se tani duhet të futemi në çështjet praktike të hartimit të një statuti që e zbaton Asociacionin.

    “Jam në dijeni që Ekipi Menaxhues ka paraqitur një propozim në tryezë, jam i vetëdijshëm që shumë njerëz kanë gjykuar se ky propozim i Ekipit Menaxhues e tejkalon këtë kuadër apo kufizimet që kam përshkruar. Marrëveshja e Brukselit përshkruan se ekipi menaxhues e bën këtë punë dhe e vendos propozimin në tavolinë, por edhe marrëveshja e Brukselit kërkon që palët të diskutojnë dhe negociojnë për këtë” deklaroi ambasadori amerikan.

    Artikuj të ngjashëm

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Të Fundit

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Valë e rrezikshme e të nxehtit në Itali: Shkakton 18 viktima dhe gjendje alarmante në punë e spitale

    Khamenei shfaqet publikisht për herë të parë pas përshkallëzimit të tensioneve Iran-Izrael

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.