Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Çitaku: Kurti dhe eksponentët e VV-së vazhdojnë të krijojnë kriza dhe konflikte me aleatët për të mbuluar dështimet në Qeveri

    23/02/2024 09:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe “eksponentët” e VV-së janë duke vazhduar të krijojnë siç është shprehur ajo, kriza dhe konflikte me aleatët.

    Përmes një postimi në Facebook, Çitaku, ka thënë se kacafytjet e tyre publike herë me SHBA-në, herë me BE-në u kanë sjellur vetëm një të mirë, po ua lënë Qeverisë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme.

    “Tashmë është e qartë, përplasjet me aleatët, në emër të sovranitetit, po bëhen për të kompenzuar mungesën e sukseseve në qeverisje, dhe për të mbuluar skandalet. Nuk do të ketë jetë të gjatë kjo mendësi”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.

    “Kryeministri dhe eksponentët e VV vazhdojnë të krijojnë kriza dhe konflikte me aleatët.
    Kacafytjet e tyre publike herë me SHBA-në, herë me BE-në u kanë sjellur vetëm një të mirë. Po ua lënë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme.
    Dje një zyrtar i VV-së u emërua drejtor i KEK-ut. Kjo pas arrestimit të ish Drejtorit, i cili poashtu ka qenë zyrtar i VV-së.
    Tashmë është e qartë, përplasjet me aleatët, në emër të sovranitetit, po bëhen për të kompenzuar mungesën e sukseseve në qeverisje , dhe për të mbuluar skandalet.
    Nuk do të ketë jetë të gjatë kjo mendësi”, ka shkruar Çitaku.

    Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, ka emëruar gjatë ditës së djeshme ish-kandidatin e partisë së kryeministri Albin Kurti, për zgjedhjet lokale të vitit 2017, Bekir Gërgurin në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje.

    Ai nga nga dje ka nisur punën duke e zëvendësuar në këtë pozitë Nagip Krasniqin i cili po akuzohet për korrupsion.

    Se është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje e ka konfirmuar të enjten edhe vetë Gërguri. Por, ai e ka mohuar se është favorizuar nga partia e Albin Kurtit për t’u emëruar U.D. kryeshef në KEK.

    Artikuj të ngjashëm

    Audio-incizimi i Gërvallës, Çitaku: Skandali më i rrezikshëm që nga ekzistenca jonë si shtet

    Vlora Çitaku kujton Shote Galicën: Faleminderit që i shkallmove muret e na i hape dyert

    Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Dielli do të lindë përsëri

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.