Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vazhduar ‘debatin’ me presidenten Osmani, përmes rrjeteve sociale, shkruan GazetaDemos.
Gjatë ditës, Çitaku ka kritikuar presidenten Osmani, pasi nuk kishte reaguar pas situatës së krijuar nga vërshimet në Kosovë, ndërkaq që në emër të presidentes, asaj iu kundërpërgjigj këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina.
“Presidentja çdo ditë punon për qytetarët e Republikës, ndaj deklaratat absurde, siç është kjo e znj.Çitaku sot, tregojnë se ka të tillë që pikërisht kur duhet të mbrohet interesi qytetar, nxiten nga interesa të ngushta me qëllim që ta sulmojnë Presidenten”, kishte shkruar ai.
Ndërkaq, para disa minutave Çitaku ka reaguar sërish, derisa ka thënë se për lirinë e Kosovës është dhënë djersë e gjak.
“Kosovën e pavarur e sovrane Presidentja e tanishme e ka trashëgu. Ndërkohë, Presidentja paska gjetur kohë të mirret me mua, e jo me problemin e ngritur nga unë”, ka shkruar mes tjerash ajo.