Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur zv/kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili dje me të madhe arsyetoi ndryshimin e qëndrimeve të partisë së tij për marrëveshjen për energjinë që u nënshkrua në Bruksel me Serbinë.
Bislimi madje i quajti injorantë ata që nuk i ndryshojnë qëndrimet kur ndryshojnë edhe rrethanat, shkruan lajmi.net.
E Çitaku i reagoi Bislimit duke i thënë se faktet janë të njëjta si më 2015 si sot.
Sipas Çitakut, i vetmi ndryshim është që atë kohë VV ishte në opozitë, e sot është në Qeveri.
Postimi i plotë:
ZvKM Bislimi, qëndrimet ndryshojnë kur ndryshojnë faktet.
E faktet në marrëveshjen e energjisë janë të njejta si me 2015 si sot.
E vetmja gjë që ka ndryshuar është statusi i juaj, atëherë keni qenë në opozitë, sot jeni në qeveri.