Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ditën e sotme ka zhvilluar takim sot me kryesinë e kësaj partie në komunën e Vitisë.
Çitaku ka thënë se fryma e fitores së PDK-së me kandidatin Bedri Hamza po shtrihet gjithandej.
“Fryma e fitores së PDK-së dhe kandidatit tonë Bedri Hamza po shtrihet gjithandej. Takim frymëzues me Kryesinë e PDK-së në Viti”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Më 27 mars, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi zyrtarizoi Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.
Memli Krasniqi tha se Bedri Hamza është i duhuri për këtë detyrë, dhe se ai e ka dëshmuar provuar dhe është i gatshëm poashtu.
Kreu i PDK-së tha se me këtë model të qeverisjes tani është çdo ditë e humbur e Kosovës, dhe se vendi ka nevojë për një model të dëshmuar e për qeverisje që e mban fjalën dhe ju shërben të gjithëve pa dallim.