Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka përmendur se Serbia dje ka nënshkruar një marrëveshje për investime strategjike me SHBA-në, shkruan GazetaDemos.
Çitaku shkruan se Kosova është e izoluar e sanksionuar dhe e përjashtuar.
“Kur miqtë tanë, ata pa ndihmën e të cilëve nuk do të ishim as të lirë e as të pavarur, që të gjithë, na thonë që jemi në rrugë të gabuar, është koha me e pa veten në pasqyre. Nuk na ka faj kërkush. Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Borelli i keq, Greneli i keq, Lajcak i keq, Merkel e keqe, Scholz i keq, Macroni i keq, Rama i keq. Krejt na kanë faj. A po Albin? Vetëm ti e ke mirë. Ti edhe kush? Kush janë aleatët e tu Albin? Se pa aleatë nuk mundet as Amerika”, shkruan ajo.
Çitaku i thotë Kurtit se Koosva është më e madhe se egoja jote.
“Mashtrimit tënd po i vie fundi”, përfundoi ajo.
Postimi i plotë i saj:
Serbia dje e nënshkroi një marrëveshje me SHBA për investime strategjike në fushën e energjetikës.
Kjo pas marrëveshjes me Gjermaninë për Litium, dhe me Francën për avionët e avancuar ushtarak.
E Kosova? E izoluar, e snaksionuar, e përjashtuar.
Kur miqtë tanë, ata pa ndihmën e të cilëve nuk do të ishim as të lirë e as të pavarur, që të gjithë, na thonë që jemi në rrugë të gabuar, është koha me e pa veten në pasqyre.
Nuk na ka faj kërkush. Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Borelli i keq, Greneli i keq, Lajcak i keq, Merkel e keqe, Scholz i keq, Macroni i keq, Rama i keq. Krejt na kanë faj. A po Albin? Vetëm ti e ke mirë. Ti edhe kush? Kush janë aleatët e tu Albin? Se pa aleatë nuk mundet as Amerika.
Albin Kurti, Kosova është ma e madhe dhe më e rëndësishme se egoja jote.
Mashtrimit tënd po i vie fundi.