Të gjithë duan një natë të mirë gjumë , por pozicioni juaj i gjumit mund të ndikojë sa sa do të pushoni pas tetë orësh gjumë.
Pra, cili pozicion është më i mirë: gjumi anash, në shpinë apo në barkë?
Ellen Wermter, këshilltare për gjumin tha për CBS News, transmeton Klankosova.tv, se ka të bëjë më shumë me atë që funksionon për ju, jo se cili konsiderohet pozicioni “më i mirë” në përgjithësi – megjithëse secila pozitë ka disa të mira dhe të këqija.
Gjumi në shpinë mund të shkaktojë gjithashtu gërhitje, sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit , pasi mund të ngushtojë rrugët e frymëmarrjes për shkak të gravitetit.
Ndërkaq, e mira e gjumit në shpinë është sepse ndihmon për shtrirjen e shtyllës kurrizore.
Gjumi anash, nga ana tjetër, është “shumë i mirë për frymëmarrje”.
“Ana e majtë në veçanti konsiderohet e shkëlqyeshme për kardiovaskular (qarkullimin), rikthimin e rrjedhës së gjakut – prandaj (shpesh rekomandohet) edhe për shtatzëni ”, tha Wermter.
Gjumi në anën tuaj të djathtë gjithashtu mund të përkeqësojë simptomat e urthit dhe GERD – sëmundja e refluksit gastroezofageal, sipas Johns Hopkins Medicine .
Ndërkaq, gjumi në stomak mund të ndikojë në plakjen e mëhershme.
“Gjumi në stomak konsiderohet më problematiku sepse është e vështirë të marrësh atë pozicion neutral të shtyllës kurrizore (dhe qafës). Fytyra juaj është e shtypur në dyshek ose jastëk, kështu që ju duhet të ktheni qafën në njërën anë ose në tjetrën”, tha Wermter.