Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Cili është shkaktari kryesor që qytetarët po e lëshojnë Kosovën? Flasin vetë ata

    12/03/2022 18:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Paga e vogël duket se është shkaktari kryesor për qytetarët që lëshojnë vendin.

    Disa thonë se në Kosovë nuk vlerësohet puna, e të tjerët thonë se profesioni i ndihmon për një punë me pagë më të mirë, megjithatë, vështirësitë nisin në momentin që kërkohet puna në bazë të profesionit.

    Ilaz Dema, tha që në Kosovë ka shumë probleme me papunësi.

    “Me pagë mundesh me arrit çdo gjë… Kemi shumë probleme, siç janë: papunësia, korrupsioni… Kemi humb shumë dhe ende do të humbim, jemi në një situatë shumë të keqe”, tha ai.

    Po ashtu, edhe Shukrije Doda tha që puna nuk vlerësohet aq sa duhet.

    “Pa profesion as pagë të mirë nuk ke. Në Kosovë nuk vlerësohet aq sa duhet”, tha ajo

    Zymer Marmori tha se të rinjtë janë zhgënjyer nga Kosova dhe se mundësinë e parë kërkojnë të emigrojnë.

    “Të dytat, profesioni por edhe paga. Mos me pas profesion s’mundesh me pas pagë… Këtu nuk po kanë as paga hiç, se me pas bile njëfarë page 400-500€, kishin qëndru ndoshta, por s’ka dhe duhet me emigru. Kam tre fëmije, secili mundohet e thotë, veç a m ‘bohet viza diqysh me dalë jashtë, se këtu s’po kanë perspektive. Kush i ka këta udhëheqëset të njohshëm, thonë pse se ki pas dajën ministër ose dikon për t’u punësuar, kanë përfunduar fakultetin”, tha ai për KP.

    Ndërsa Abide Sabedini tha që po qëndrojnë me shpresë që në të ardhmen të vlerësohet më shumë puna që bëjnë.

    “Profesioni ta hapë rrugën edhe për një pagë më të mirë, dhe më të dobishme për shoqëri… Për momentin nuk është paga e mjaftueshme, por mendoj që aq janë mundësitë, mundësitë e Qeverisë tonë, shpresojmë për të ardhmen më të mirë. Dikush edhe i ka ndoshta rrogat më të mira, por pjesa më e madhe e popullit nuk i kanë pagat sa ish dashtë t’i kenë. Nuk janë të mjaftueshme”, tha ajo.

    Osman Abazi tha që profesioni që ka pagë të mirë duhet të zgjidhët, se nëse profesioni nuk ka bazë të mirë materiale, atëherë nuk ka arsye për ta zgjedhur.

    “Varet prej bazës materiale. Duhet të renditen, duhet profesioni të kërkohet për një pagë më të mirë, qaty është esenca, te paga. Nëse nuk ka pagë të mirë, duhet zgjedhur profesioni për me pas një pagë të mirë, janë të lidhura njëra me tjetrën… Secili po mundohet të orientohet në një profesion që të ketë një bazë të mirë materiale, se profesioni nëse nuk ka një bazë materiale atëherë s’kish pas kuptim. Është e rëndësishme edhe në shkolla të shtohet një lëndë për orientimin profesional, që sot bazë kryesore është orientimi profesional”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Sogojeva: Çdo ditë deri në katër biznese thonë se kanë mungesë të punëtorëve, por nuk ka ikje masive

    Diaspora e Stubllës së Vitisë në luftë me migrimin, investojnë miliona euro në vendlindje

    Pagat dhe kushtet e punës dekurajojnë policët

    Të Fundit

    Zbulohet ora dhe vendi i bisedimeve në Stamboll midis Rusisë dhe Ukrainës

    Shefi gjerman i Mbrojtjes: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve të ardhshme

    Me ftesë të Osmanit, kryediplomati boshnjak mbërrin në Kosovë

    Osmani shkruan për takimin me Sir Rodney Williams: Mirënjohje për mbështetjen e Antigua dhe Barbuda ndaj shtetësisë së Kosovës

    Walker e feston ditëlindjen në Kosovë, Haradinaj nga festa e tij: Gëzuar, mik i madh i yni

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.