Matjet e dyta politike të Barometrit Euronews Albania për zgjedhjet e 11 Majit sjellin pëlqyeshmërinë që kanë liderët e partive kryesore politike 2 muaj përpara zgjedhjeve, shkruan gazeta Tema.
Edi Rama në matjen e dytë ka 51.1% mendim pozitiv dhe 46.5% mendim negativ.
Adriatik Lapaj renditet i dyti me 31.4% që e pëlqejnë dhe 34,6% që kanë mendim negativ për të.
Agron Shehaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 31.1 % dhe 38.6% mendim negativ.
Më pas vjen Sali Berisha, 28.4% mendim pozitiv për të dhe 66.6% mendim negativ.
Arlind Qori 21.9% mendim pozitiv dhe 37.5% mendim negativ.
Endri Shabanin e pëlqejnë 17.8 % e qytetarëve dhe nuk e pëlqejnë 34.9 % e të pyeturve.
Enkelejd Alibeaj 12.6% mendim pozitiv dhe 58.2% mendim negativ.
Lulzim Basha ka 10.1% pëlqyeshmërinë dhe 84.7% mendim negativ.
I fundit për pëlqyeshmërinë është Ilir Meta me 5.3% mendim pozitiv dhe 87% mendim negativ.
Nëse krahasojmë shifrat e pëlqyeshmërisë me matjet e para politike të Barometrit (1 muaj më parë)
Edi Rama ka rënë me 2.3% në pëlqyeshmëri, Adriatik Lapaj ka rënë me 5.8% në pëlqyeshmëri, 3% ka rënë pëlqyeshmëria e Agron Shehajt, 2,4% ka rënë në pëlqyeshmëri Arlind Qori, 4.4% ka rënë Endri Shabani, 0.3% ka rënë Alibeaj, 2.2 % ka rënë Lulzim Basha dhe 1.4% Ilir Meta.
I vetmi me 1% rritje në pëlqyeshmëri është Sali Berisha.