Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Cilat janë zonat që mund të goditen me tërmet 6.5 shkallë në Kosovë?

    14/03/2024 19:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kosova ndodhet në një zonë sizmike të lartë, ku është e mundur që tërmete me fuqi deri në 6.5 shkallë të rihterit të ndodhin në të ardhmen.

    Kështu ka vlerësuar udhëheqësi i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, teksa ka folur për rrezikun e tërmeteve në Kosovë.

    Sipas hartës së rrezikut sizmik të përpiluar në vitin 2009, Mustafa ka thënë se ka një probabilitet prej 75 për qind për tërmete të fuqisë 6.5 në disa zona të Kosovës, me një periudhë përsëritëse prej 95 vitesh.

    “Kosova gjendet në një zonë sizmike relativisht të lartë që në të ardhmen sipas hartës së rrezikut sizmik që është përpiluar në vitin 2009, mund të priten tërmete të fuqisë me 6.5 të shkallës së rihterit në disa zona, me probabilitet 75 për qind, me periudhë përsëritëse 95 vite. Ashtu edhe të gjitha zonat sipas hartës së rrezikut sizmik, sepse janë një studim i të gjitha parametrave, parametri kryesor është katalogu historik domethënë zonat që janë goditur në të kaluarën më tërmete më të fuqishme pastaj është formacioni gjeologjik , është tektonika, sizma tektonika dhe topografia, e krijuar nga presioni i madh”, ka deklaruar ai.

    Ai ka bërë të ditur se zona e veriut të Kosovës, zona e Dukagjinit deri në Prizren dhe zona e Ferizajt, Viti dhe Gjilanit janë ato që mund të goditen më shumë nga një tërmet i tillë.

    Mustafa ka theksuar se shkalla e shkatërrimit nga një tërmet si ky varet nga cilësia e ndërtimit dhe materialeve të përdorura.

    “Janë tri zona që mund të goditën më një tërmet maksimal, 6.5 shkallë e rihterit siç është zona veriore e Kosovës, zona e Dukagjinit komplet duke filluar nga Istogi deri në Prizren dhe zona Ferizaj, Viti Gjilan. Konsiderohet tërmet i fuqishëm, dhe sa i përballojnë ndërtimet kjo varet sesi janë projektuar dhe si janë ndërtuar e se çfarë cilësie materiali ka qenë”, ka deklaruar Mustafa.

    Ai ka shtuar se pas luftës në Kosovë, ka pasur një periudhë të ndërtimit të papërshtatshëm dhe të pakontrolluar, duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme.

    Artikuj të ngjashëm

    Dëme nga tërmeti në Mal të Zi: Shtëpi të plasaritura, rrëshqitje dheu, çati të dëmtuara

    Tërmeti godet edhe Malin e Zi, epiqendra afër Ulqinit

    Shkon në 110 numri i viktimave nga tërmeti në Japoni

    Të Fundit

    Vdes në moshë të re minatori i Trepçës, Rexhep Pllana

    Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi Ibër

    Haxhiu: Nëse ne pranojmë që të tjerët të na përcaktojnë emrin e kryetarit të Kuvendit, kjo bie ndesh me vullnetin e popullit

    Izmaku: S’ka takim të ri me LVV-në – mungesë totale e vullnetit politik të partive të mëdha për ta gjetur zgjidhjen

    Deklarohen nga Policia, dalin detaje rreth vdekjes së 27-vjeçarit pak kohë pasi u arrestua

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.