Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Chelsea siguron eliminatorët e Ligës së Kampionëve, mposht Salzburgun

    25/10/2022 20:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes RB Salzburgut dhe Chelseat, ku kjo e fundit përveç tre pikëve ka arritur të sigurojë edhe fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

    Pas plot 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Red Bull Arena”, Chelsea e ka mposhtur RB Salzburgun me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.

    Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori Mateo Kovacic, i cili kaloi Chelsean në epërsi në minutën e 23’ të ndeshjes.

    Ndërkaq, Salzburgu arriti të rikthehet në lojë në pjesën e dytë, ku e gjeti golin e barazimit përmes Adamut, i cili shënon në minutën e 49’ për 1:1.

    Chelsea arriti që përsëri të rikthehet në epërsi, ku Kai Havertz shënon në minutën e 64’ për 2:1, gol ky i cili rezultoi të ishte i fitores për mysafirët.

    Me pikët e reja, Chelsea siguron pozitën e parë në Grupin E ku tani gjendet në kuotën e 10 pikëve, krahas RB Salzburgut që renditet i dyti me gjashtë pikë të arkëtuara.

    Rezultati final, 2:1 në favor të Chelseat.

    Artikuj të ngjashëm

    Chelsea fiton ndeshjen e parë ndaj Copenhagen

    Brightoni e mposht për herë të dytë Chelsean brenda një jave

    Arrihet marrëveshja, Chelsea transferon Sanchon nga Man Utd

    Të Fundit

    Çka ndodhi mbrëmë te “Mati 1” ku u godit një punëtor i “Pastrimit”, Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.