Chelsea është gati të shesë mesfushorin kroat, Mateo Kovacic, në afatin kalimtar të verës dhe Bayern Munich e Manchester City duan shërbimet e tij.
Mesfushori kroat thuhet se është bërë tepricë ndaj kërkesave në klubin e Stamford Bridge dhe tani drejtuesit duan të largojnë disa lojtarë.
Me Blutë që investojnë shumë në lojtarë si Enzo Fernandez dhe duke parë përforcimet e mundshme të verës, Kovacic mund të lëvizë për të hapur rrugën.
Sipas faqes football.london, 29-vjeçari vlerësohet rreth 30 milionë euro, por mund të shkojë për një çmim edhe më të ulët për klubet që e duan.
Kovacic ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, me Blutë të etur për të fituar para nga ai në vend që ta humbin atë falas brenda një viti.
Ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel është në Bayern dhe është i etur për t’u ribashkuar me Kovacic.
Megjithatë, interesim ka shprehur edhe Pep Guardiola me Cityn e tij, pasi Ilkay Gundogan pritet të largohet si lojtar i lirë këtë verë.