Sport
Chelsea i tregon Arsenalit se ka edhe më të fortë, me një lojtar më pak i marrin një pikë
Skuadra e Chelseat ka barazuar 1:1 ndaj Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Premier League.
Pjesa e parë ishte pa gola, por me një karton të kuq.
Mesfushori, Moises Caicedo u ndëshkua me direkt të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër në Mikel Merinon.
Në pjesë e dytë, Blutë e Londrës shënuan të parët me anë të mbrojtësit, Chalobah.
Nuk vonoi shumë, mesfushori Mikel Merino barazoi shifrat në 1:1, që ishte edhe goli i fundit në këtë përballje.
Chelsea me këtë barazim ngritet në pozitën e 3-të me 24 pikë, kurse Arsenali mbetet në pozitën e parë me 30 pikë.