Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Champions njeh sot gjysmë-finalistët e dytë: Reali shpreson, Interi i qetë

    16/04/2025 11:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbrëmjen e kësaj të mërkure kompletohen çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve, ndërsa do të luhen dy duele të tjera. Reali i Madridit beson se do ta përmbysë Arsenalin në shtëpi, ndërsa i njëjti synim është edhe për gjermanët e Bajernit, që luajnë në transfertë me Interin.

    Spektakël premtojnë dhe dy cerekfinalet e tjera në Champions, ndërsa në mbrëmje zbulohen ekipet e fundit gjysmëfinaliste, ku më të avantazhuara cilësohen Arsenal dhe Inter, pas fitoreve respektive në duelin e parë.

    Në anën tjetër, Reali dhe Bayerni nuk dorëzohen edhe pse “los blancos” janë mposhtur në shifrat 3-0 në transfertën e Londrës. Gjasat janë të pakta që të besuarit e Ancelottit të përmbysin disavantazhin prej 3 golash, megjithëse asgjë nuk është e pamundur.

    Në Bernabeu janë të sigurt, do të luftohet 100%, lojtarët do të japin shpirtin në fushë, me shpresën se dhe fati është në anën e tyre. Përgatitjet kanë marrë fund, grupi është gati teksa sa i përket dëmtimeve, nuk ka asnjë lajm pozitiv, mbeten 5 mungesa.

    Në kampin anglez janë më të qetë, avantazhi prej 3 golash jep siguri, por më tepër jep loja dominuese që zhvilluan në shtëpi. Gjykimi i është besuar francezit Letexier, ndërsa favorit mbeten galaktikët.

    Paralelisht do të luhet dhe Inter-Bayern, një duel i hapur për nga rezultati pasi në Mynih italianët fituan 1-2. Bavarezët kanë treguar më herët se mund të fitojnë në transfertë, por ndaj Interit llogaritë bëhen ndryshe.

    Një ndër mbrojtjet më të mira të Evropës, me një strateg si Simone Inzaghi, premtojnë se asgjë nuk do të jetë e lehtë për Kompany dhe të tijët.

    Ndeshja e fundit mes tyre në Meazza ishte një fitore e gjermanëve, por gjërat kanë ndryshuar shumë nga ajo kohë. Slavko Vincic është ai që do të vendosë drejtësinë në këtë ndeshje çerekfinale, e cila as në letër nuk ka favorit.

    Artikuj të ngjashëm

    Pamje të reja: Agon Fejzullahu teksa vrapon në drejtim të policit – i cili përdor sprejin ndaj 27-vjeçarit

    Bie borë në pik të verës në Kredarica të Sllovenisë

    Pamje dramatike, kamioni përfshihet nga flakët në rrugë – VIDEO

    Të Fundit

    Pamje të reja: Agon Fejzullahu teksa vrapon në drejtim të policit – i cili përdor sprejin ndaj 27-vjeçarit

    Bie borë në pik të verës në Kredarica të Sllovenisë

    Pamje dramatike, kamioni përfshihet nga flakët në rrugë – VIDEO

    Merret vendim: Ky është dënimi për prindin e futbollistit nga Kosova që e godit gjyqtarin e futbollit në Zvicër

    BE: Urat e reja në Mitrovicë zhvillim i rëndësishëm, kërkohet koordinim

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.