Sonte zhvillohen ndeshjet e para të fazës finale kualifikuese në UEFA Champions League, që pritet të mbajnë të gjithë tifozët para ekraneve dhe transmetohen në platformën kryesore shqiptare, Artmotion.
Një përballje interesante mes dy skuadrave nga Zvicra dhe Danimarka, Basel – Copenhagen nis në ora 21:00 dhe transmetohet në Sport 1.
Ndërsa kampioni i Skocisë pret në shtëpi skuadrën nga Kazakistani, Kairat Almaty. Celtic synon një hap të madh drejt fazës së grupeve. Takimi fillon në ora 21:00, në Sport 2.
Skuadra norvegjeze e Bodo/Glimt ballafaqohet me austriakët e Sturm Graz. Ky duel do të sjellë spektakël dhe emocione të forta, që nis po ashtu në ora 21:00, në Sport 3.
Si dhe, Fenerbahce – Benfica, padyshim ndeshja kryesore e mbrëmjes, ku gjiganti turk përballet me portugezët.