Gruaja e Agim Ramadanit në përvjetorin e 23-të të bombardimeve të NATO’s ka kujtuar atë ditë përmes një bisede që kishte pasur me burrin e saj, shkruan GazetaDemos.
Shukrije Ramadani ka treguar se si përmes një telefoni satelitor ishte telefonuar nga komandanti i UÇK-së për t’u njoftuar për bombardimet e NATO’s.
“Liria erdhi, unê po e preki me dorë! Po më dhimbsesh qê nuk po e sheh çfarê ngjyra të bukura ka qielli,si po gjëmon toka e ndriçohet hapësira nga bombat e natos e cila do ti japë grushtin pêrfundimtarë armikut shekullorë! Un po e preki lirinë, po e shoh që nga sot dhe të betohem se do ta shijojmê këtë liri bashkê me popullin tonê tê lirê”, citohet të ketë thënë Ramadani në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1999.
Reagimi i saj i plotë:
Sa shpejt po ikin vitet shpirti im.Po bëhen 23 vite nga nata kur me zërin tënd të lumtur më thirre në telefonin satelitorë e plot vullnet mundoheshe të më bindje përmes telefonit se” liria erdhi,unê po e preki me dorë! Po më dhimbsesh qê nuk po e sheh çfarê ngjyra të bukura ka qielli,si po gjëmon toka e ndriçohet hapësira nga bombat e natos e cila do ti japë grushtin pêrfundimtarë armikut shekullorë! Un po e preki lirinë, po e shoh që nga sot dhe të betohem se do ta shijojmê këtë liri bashkê me popullin tonê tê lirê”… Nê çdo pêrvjetorê tê ndêrhyrjes sê NATO-S më , kujtohen këto fjalê dashuria ime! Ti e preke lirinë, për të cilën na ndihmuan ara qê çmojnê lirinë dhe luftën për te! Përmes armës tënde nê mbrojtje të lirisë, i pe ngjyrat që i zbukurove me gjakun tënd të pastêr! E ndjeve gjamën e asaj lirie që erdhi përmes zërit të fëmijëve, nënave e tê gjithë atyre qê thirrën nê mbrojtje dhe mbështetje në momentet më tê rënda. Ti me trimat e UÇK- së i ndëgjuat këto zëra dhe ia shtuat krismat për të cilat kishte nevojë liria, si mbyllët veshët e të iknit shtigjeve të fshehta, por i dolët ballë armikut duke lënë prapa krahëve jetën e qetë e të sigurtë nê metropolet europiane,aty ku të mbetën të hapura ekspozitat, ku smunde të paraqiteshe se shkove në ekspozitën më të çmueshme aty ku luftohej për pikturimin e atdheut! Ti i shtove bukurinë e rinisë sate kêsaj ekspozite të tmerrit, i fale dashurinë e shpresën se liria ka ngjyra të bukura!