Një 19-vjeçar është vrarë dje në Vushtrri nga një bashkëmoshatar i tij. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe ka arrestuar të dyshuarin, transmeton Demos.
Axha i viktimës ka thënë se i ndjeri ishte një djalë i urtë dhe nuk kishte pasur telashe me askënd. Familja ka marrë lajmin nga policia, por ende nuk ka një informatë zyrtare mbi rrethanat e ngjarjes.
“Ka qenë djalë i urtë, s’ka pasur kurrë telashe, po them me askënd,” tha axha i 19-vjeçarit të vrarë.
Deklarata e plotë