Teksa tensionet në Europë nuk ndalen Koreja e Veriut lëshoi sërish raketa ditën e sotme duke u marrë kështu jetën dy personave.
Sipas Mirror Uk, një raketë e lëshuar nga Pheniani shpërtheu menjëherë pasi u ngrit në ajër dhe copa të saj u shpërndanë duke goditur universitetin e qytetit e duke hedhur çatinë në erë. Raportohet se dy persona humbën jetën.
Autoritetet thonë se një krater i madh u hap në tokë pranë Universitetit Politik dhe Ushtarak Kim Jong-il, rreth 9 km nga fusha ajrore e Pyongyang Sunan.
Javën e kaluar u publikuan pamjet nga Koreja e Veriut që tregojnë momentin kur zyrtarët ushtarakë të vendit numërojnë mbrapsht nga 10 përpara se të lëshojnë një raketë të re balistike ndërkontinentale (ICBM).
E quajtur Hwasong-17, raketa është e aftë të godasë objektivat në shumicën e zonave të globit, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Pamjet e modifikuara të publikuara nga Koreja e Veriut tregojnë Kim duke dalë nga një magazinë së bashku me dy zyrtarë ushtarakë pak para se të lëshohej raketa.