Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Çfarë përjeton trupi gjatë agjërimit, flet nutricionisti Agron Rexhepi

    05/03/2025 19:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Agjërimi në muajin e Ramazanit, respektivisht abstenimi nga ushqimi sjellë me vete një mori efektesh pozitive shëndetësore.

    Nutricionisti, doktor Agron Rexhepi tregon rreth ndikimit të agjerimit në shendetin e njeriut. Rexhepi thotë se ndikimet janë të shumëfishta dhe se agjerimi është një vetshërim për organizmin.

    Rexhepi ka thënë se hulumtimet shkencore tregojnë se agjerimi është një vetshërim për organizmin, lufton depresionin, e zemra, mëlçia dhe veshkët punojnë më pak.

    “Agjerimi ka një ndikim të madh në shëndetin e njeriut. Është një vetpastrim i organizmit. Kjo po i ngulfat rojet e Facebookut, injorantë të cilët mundohen të përhapin dezinformata se agjerimi të shaktërron. Kjo nuk është e vërtetë dhe se ndikimet e agjerimit në shëndet janë të shumëfishta. Në sistemin nervor qëndror, ndihmon në lirimin e mediatorëve që e luftojnë depresionin. Japin një disponim e relaksim organizmit. Ndërkaq e pushon punën e zemrës për disa mijëra herë, për 13 – 14 mijë herë të rrahura më pak brenda ditës. Mëlçia 5 a 6 orë brenda ditës punon më pak. Punojnë veshkët më pak, punon sistemi tretës më pak. Kështu që kjo duhet të shfrytëzohet tek problemet e sindromes irrituese të zorrëve. T’i ipet mundësi të vetëshërohet organizmi”, tha ai.

    Rexhepi thotë se agjerimi fillon për të plotësuar obligimin që kemi ndaj krijuesit, por së bashku me të vijnë dhe shumë të mira shëndetësore.

    “Është vërtetuar shkenctarisht që agjerimi e ul dhe nivelin e kolesterolit të keq. Çdo agjërues në muajin e ramazanit, agjerimin e fillon për të plotësuar obligimin që ka ndaj krijuesit të tij, zotit. Por së bashku me këtë do të vijnë dhe të mirat shëndetësore”, tha ai. .

    Ndërsa thotë se agjerimi ndikon dhe në humbjen e peshës, nëse nuk bëjmë gabime në ushqim. Rexhepi thotë se nuk duhet të konsumojmë ushqime hiperkalorike dhe të mos teprohet me yndyrna.

    Por sipas tij agjerimi nuk duhet të bëhet vetëm një muaj. Sipas tij nutricionistët rekomandojnë që të pakten dy ditë në javë të agjerohet, tërë vitin.

    “Rreth ndikimit të agjerimit në shëndet flitet qysh para epokës sonë. Nuk është diçka që tash është zbuluar. Por të mos e ndalim agjerimin vetëm në një muaj. Sepse nuk e ke jetën e kufizuar vetëm në një muaj. Por i ka 12 muaj brenda vitit. Prandaj nëse mbesim vetëm në një muaj, ne do të arrijmë me i aktivizu proceset për të mirë të shëndetit. Por nëse 11 muaj tjerë abuzojmë, prapë jemi nalt- posht me shëndet. Mirë është t’i zbatojmë dhe këshillat e nutricistëve, atyre që bëjnë studime të mirfillta, të cilët preferojnë që të paktën dy ditë në javë të bëhet agjerim. Ata preferojnë të shtunën e dielen. Mirëpo ne në islam e kemi e hënë, e enjte. Pse mos të praktikohet dhe ta mbajmë procesin e autofagisë aktiv gjatë tërë jetës sonë, pasi që është një vetpastrim i organizmit”, thotë Rexhepi. /IndeksOnline/

    Artikuj të ngjashëm

    Këto janë të mirat që sjellë agjerimi

    Tetë këshilla, si të keni një sistem të fortë imunitar kur agjëroni

    “Sa të kem ymër do të agjëroj” – Rrëfimi i të moshuarit që mban Ramazanin tash e 72 vjet

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.