Çfarë është “vdekja e kockave” dhe si zbulohet ajo?

Ndër pacientët që janë shëruar nga COVID-i, nekroza avaskulare (AVN), e njohur edhe si vdekja e indeve të eshtrave po raportohet gjithnjë e më shumë në pjesë të ndryshme të vendit.

Sachin Bhonsle, kirurg në kirurgjinë ortopedike në Spitalin Fortis, shpjegon se kjo ndodh më së shumti tek ata që kanë qenë në përdorim të shtuar të produkteve Ayurvedic, steroide afatgjata dhe ata që përdorin ilaçe pa recetë të mjekut.

“AVN është një gjendje në të cilën  ndërpritet furnizimi  i kockave me gjak. Lidhja e ijëve ka enë të ngushta të gjakut të cilat bllokohen lehtësisht. Më pas, kocka bëhet e vdekur dhe thahet. Si rezultat, nyja e formuar nga kjo kockë e vdekur bëhet artritike dhe dëmtohet”, shpjegon doktori.

Ndërsa vdekja e indeve të eshtrave haset kryesisht në nyjën e ijëve, ajo mund të ndodhë edhe në gju, shpatull, kyçin e këmbës dhe nyje të tjera. Simptomat kryesore janë dhimbja dhe ngurtësimi i kyçit që çojnë në dhimbje gjatë ecjes.

Shkaqet mund të përfshijnë traumat e kyçeve ose kockave, trajtimet e kancerit që përfshijnë rrezatim gjithashtu mund të dobësojnë kockat dhe të dëmtojnë enët e gjakut. Yndyra mund të bllokojë enët e vogla të gjakut, duke zvogëluar rrjedhjen e gjakut që ushqen eshtrat, kushtet e lindura të tilla si sëmundja e qelizave drapër dhe sëmundja e Gaucher, gjithashtu mund të shkaktojnë zvogëlim të rrjedhjes së gjakut në kockë.

Konsumimi i alkoolit dhe pirja e duhanit për një kohë të gjatë mund të shkaktojë formimin e depozitave yndyrore në enët tuaja të gjakut.

Bhonsle thotë se fazat e hershme janë më pak të rënda, ku nyjet mund të ruhen me ilaçe ose ndërhyrje të hershme.

Reklama