Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Çfarë drame në mes të Braçes dhe Këlliçit: I hapa frigoriferin, qante aty, hapi krahët

    11/05/2025 23:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një përplasje e ashpër po ndodh në mes të deputetit socialist Erion Braçe dhe atij demokrat, Belind Këlliçi. Ky i fundit, pretendon se në një zyrë në Tiranë, kishte ‘patronazhistë’ – temë për të cilën, mund të lexoni më shumë këtu:

    Por çka thanë Braçe dhe Këlliçi në paraqitjet e tyre të drejtpëdrejta në këto orë:

    Erion Braçe: Mendoj se merrem me burra, jo me qesharakë. Qesharakë të një kalibri shumë të madh si puna e Belind Këlliçit. Unë kam shkuar në një zyrë pune, pune për shkak se një bandë e PD-së e shoqëruar me ‘televizionin kriminal të familjes’ ka tërhequr zvarrë gra dhe kanë goditur një burrë.

    Unë kam qenë prezent më 21 janar, kur këta kanë vrarë socialistë dhe nuk janë bërë pishman. Por nuk do ndodhë më kurrë që këta të prekin një socialist.

    Belind Këlliçin e kam thirrë unë në zyrë dhe i kam treguar gjithë ambientet e zyrës, i kam hapur frigoriferin, lavatriçen, i kam treguar kokoshkat se këta për këtë janë.

    Ai më tha se unë nuk dyshoj që ti ke vjedhur vota sepse këtë nuk e bën as ti, as Pandeli Majko.

    Unë nuk kam lekë për të blerë vota. 

    Belind Këlliçi: Unë kam ardhë në ambientet e PD-së, u mundova të isha shumë etik me Braçen, edhe pasi pashë pamjet që kish goditur Ambroxia Metën. Mashtrues të këtij kalibri vetëm Erion Veliajn kam parë. Një njeri që i dridhej zëri, qante aty në zyrë, hapi krahët.

    Bujrum Braçe, kur të dojë si të dojë. I thashë o zotëri, nuk po them që ke blerë ti vota se nuk ishe ti këtu se nuk mund të thoja që ishe ti ai, kur pamë pamjet. Më pas ai hyri në zyrë.

    Artikuj të ngjashëm

    Cakolli: E papërgjegjshme që zgjedhjet lokale dhe nacionale të mbahen në një ditë

    Profesori britanez: Zgjedhjet e ardhshme në Kosovë mund të jenë zgjidhja ndaj ngërçit politik 

    Vuçiq shpall zgjedhje të parakohshme

    Të Fundit

    Tërhiqet nëse s’i merr 61 vota me votim të fshehtë, Haxhiu: Qëndrim i imi por është respektuar nga Kurti

    Çitaku: PDK është vazhdimisht e gatshme për zgjidhje

    Kurti i vendos gurthemelet e dy urave mbi Ibër sot, detajet i jep ZKM-ja

    Familjarët e Zana Gjevukajt të pakënaqur me dënimin ndaj policit, paralajmërojnë ankesë 

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.