Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Çfarë do të thotë për Kosovën fitorja e ekstremit të djathtë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian?

    10/06/2024 21:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Përmes një video-mesazhi iu drejtuar bashkatdhetarëve që jetojnë në vendet Evropiane.

    Kryeministri, Albin Kurti u bëri thirrje atyre që të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian që u mbajtën më 9 qershor.

    Ai shprehu përkrahjen e tij ndaj Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve.

    Megjithatë, partia që simpatizonte Kurti zuri vendin e dytë në këtë zgjedhje evropiane.

    Sipas rezultateve, Partia Popullore Evropiane e cila mbledh partitë e qendrës së djathtë do të ketë 181 deputetë.

    E ish-ambasadori kosovar, Blerim Canaj thekson se kjo mund të ketë ndikime edhe për Kosovën.

    Sipas tij, kjo mund të lidhet direkt edhe me anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.

    “Nuk e di pastaj se me këto parti a do të mund të arrihet momentumi i kërkuar për t’u anëtarësuar aty,kjo është vetëm një shembull. Por gjithmonë megjithatë aty kemi të bëjmë me një diplomaci parlamentare kjo është fjala te Parlamenti Evropian dhe natyrisht që e kanë njëfarë ndikimi edhe partitë tjetra por jam i sigurt që kjo do të na e determinojë zhvillimet në Kosovë sidomos ato që kanë të bëjnë me politikën e jashtme”, ka thënë Canaj.

    E njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku thotë se politika ndërkombëtare në raport me Kosovën nuk do të ndryshojë, por vetëm me lidershipin aktual.

    “Natyrisht pasojat mund të jenë në mënyrë indirekte për kryeministrin Kurti dhe partinë e tij Lëvizjen Vetëvendosje jo në kuptimin që t’i humb zgjedhjet por të ketë një lloj mosbashkëpunimi me të dhe si me thënë prishje të imazhit të Kosovës për shkak të mosvizitave të krerëve kryesorë të diplomacisë evropiane dhe atyre të Amerikës dhe të njëjtën kohë prishje të raporteve mes krerëve të institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare”, shprehet Sadiku.

    Partia Popullore Evropiane (EPP), Aleanca progresive e Socialistëve dhe Demokratëve si dhe Liberalët konsiderohen si forcat kryesore pro-evropiane, së bashku fituan 398 mandate./Teve1/

    Artikuj të ngjashëm

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Çështja e të pagjeturve pa epilog, s’ka takim në Bruksel as pas 7 muajsh

    Kurti “thekson rëndësinë e përmbylljes së hapave për konstituimin e Kuvendit” gjatë takimit me shefin e zyrës së BE

    Të Fundit

    Bie borë në pik të verës në Kredarica të Sllovenisë

    Pamje dramatike, kamioni përfshihet nga flakët në rrugë – VIDEO

    Merret vendim: Ky është dënimi për prindin e futbollistit nga Kosova që e godit gjyqtarin e futbollit në Zvicër

    BE: Urat e reja në Mitrovicë zhvillim i rëndësishëm, kërkohet koordinim

    Musliu pas vdekjes së Agon Zejnullahut: Policia ka nevojë për reforma urgjente

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.