Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Certifikohen edhe 40 auditorë të energjisë

    10/02/2024 18:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku së bashku me Rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Drejtoreshën e Qendrës për Energji dhe Qëndrueshmëri (QE), Majlinda Daci, kanë marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të 40 auditorëve të energjisë.

    Gjatë kësaj ceremonie, Mjeku tha se këta auditorë që po certifikohen sot luajnë një rol të rëndësishëm në efiçiencën e energjisë si prioritet i Qeverisë së Kosovës, e veçanërisht Ministrisë së Ekonomisë, që për synim ka arritjen e caqeve drejt tranzicionit energjetik, të cilat janë të përfshira në Strategjinë e Energjisë 2022-2031, që është miratuar vitin e kaluar dhe është në zbatim e sipër, transmeton Klan Kosova.

    “Mjeku potencoi se pas certifikimit secili nga auditorët do të jenë pjesë e iniciativave që kanë ndikim të drejtpërdrejt në të ardhmen e mjedisit dhe ekonomisë, duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet sektori i energjisë andaj është përgjegjësi e juaja për të kontribuar në zhvillimin e një mjedisi të qëndrueshëm për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

    Ndërsa, Drejtoresha e Qendrës për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ), Majlinda Daci potencoi se ndarja e këtyre certifikatave shënon një moment të rëndësishëm, me çka dëshmohet suksesi i muajve të punës, përkushtimit dhe angazhimit nga kandidatët tanë.

    “Nga ana e tij, Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi tha se është nder për të që të ndajë së bashku me Zv. ministrin Mjeku certifikatat për auditorë të energjisë dhe shtoi se përpjekjet e tyre të vazhdueshme janë që të gjejnë mënyra sa më efikase që studentëve t’iu krijojnë mundësi për punë praktike, kurse dhe trajnime konfrom tregut të punës”, thuhet tutje në komunikatë.

    Projekti i certifikimit të auditorëve është organizuar nga Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ), ndërsa trajnimi është kryer nga Universiteti Publik “Hasan Prishtina”.

    Ky është grupi i katërt i auditorëve të certifikuar, me çka arrin në 226 numrin e auditorëve të certifikuar, proces ky i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

    Artikuj të ngjashëm

    Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

    Si do të bëhet përzgjedhja e personave që do të strehohen në Kosovë pas dëbimit nga ShBA-ja

    Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.