Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar mbledhjen e saj ku po diskutohet për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit, shkruan Demos
Kundër certfikimit të Listës Serbe ishte VV-ja, ku anëtari i kësaj partie Sami Kurteshi dha arsyet.
Ndërsa PDK-ja abstenoi.
“Është dashur që këto informata me i pranu në mënyrë institucionale. Ne si PDK abstenojmë nga certifikimi, nuk jemi për certifikim, abstenojmë nga votimi përderisa nuk kemi veprime nga institucionte e sigurisë, të cilat na tregojnë rrugën që duhet ndiqet për këtë parti. Nuk duam të bëhemi pjesë e luftës mediale, meqënëse konsiderojmë që rruga duhet të jetë krejtësisht institucionale, dhe veprimet institucionale. Nuk duhet të kontribuojmë duke e gjujt temat të cilat janë të paargumentuara në organin që e kanë vendin, MPB dhe organet e tjera të sigurisë”, tha ai.