Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Çerkini: Nuk besojmë se do të ketë marrëveshje për të pagjeturit

    18/08/2022 11:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini nuk shpreson se do të arrihet një marrëveshje përfundimtare në Bruksel për personat e pagjetur.

    Çerkini në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk është në dijeni nëse do të flitet për këtë çështje në Bruksel.

    “Kam pyetur në Komisionin qeveritar se a do të flitet për persona të pagjetur. Më thanë që temat janë të shumta, dhe nuk e dinë nëse do të përfshihet kjo çështje”, tha ai.

    Çerkini shtoi se nuk beson që ky takim do të sjellë ndonjë marrëveshje përfundimtare për personat e pagjetur.

    Ai theksoi se ka dëgjuar që edhe në këtë çështje do të kërkohet reciprocitet nga pala serbe, e kjo siç tha Çerkini nuk vjen në konsideratë.

    “Shumë pak besoj që ata do të sjellin një marrëveshje përfundimtare për personat e pagjetur, pasi po flitet për reciprocitet për personat e pagjetur. E nëse flitet për reciprocitet është marre e nuk vjen në konsiderim një gjë e tillë”, ka thënë Çerkini.

    Ndryshe, sot është duke u mbajtur takimi mes kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel me ndërmjetësim të shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

    Artikuj të ngjashëm

    ​Çerkini: Jemi të stresuar, lufta po përmendet nga ata që mund të ikin nga Kosova

    “Nuk janë në tokë të bukës”, Qerkini i reagon ashpër politikanëve në lidhje me padinë ndaj Serbisë për krime lufte

    Qerkini: Ndërkombëtarë s’po kanë vullnet t’i zbardhin krimet në Kosovë, po i mbrojnë kriminelët

    Të Fundit

    Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

    Zjarri në Prishtinë, Rama në terren: Zjarrfikësit janë heronjtë që e mbajnë të sigurt kryeqytetin

    Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

    Raportohet për tërmet në Kosovë

    ”Dy banesa u përfshin nga flakët”, detaje të reja rreth zjarrit në Prishtinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.