Në media pak më parë u raportua se si Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ia ka ndarë 257 mijë euro organizatës “EC MA NDRYSHE”, e që vet është themelues i saj.
Pikërisht për këtë ka reaguar ashpër deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i cili tha se e paskan trashë xhepin e OJQ-ve të veta.
Ai thotë se derisa rinia po ikin nga Kosova, Qeveria po u jep para OJQ-ve që janë në shërbim të partisë në pushtet, e që sipas tij Prokuroria duhet ta ndalë këtë abuzim të parasë së popullit.
“MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT E PASKA TRASHË XHEPIN E OJQ-ve TË VETA.
Ec Ma Ndryshe OJQ-ja e Ministrit të Kurtit, Hajrulla ÇEKU përnjëmend po ecë ndryshe, fuqishëm në gjepin e vet, për çdo vit mijëra euro përfitim nga ish-drejtori ekzekutiv i saj.
Ky që paguante këshilltar për MKRS nga 5.560€, në muaj e pa pikë ftyre në Kosovën e varfër ku largohen çdo ditë rinia për arysye ekonomike, jo që nuk ndalet por vazhdon të shpërndajë para publike për OJQ-të të cilat janë në shërbim të plotë për ta e për VV-në, partinë në pushtet.
Prokuroria duhet me e ndalë këtë abuzues të parasë publike.”, u shpreh Zemaj në Facebook.