Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Çeku: Brenda pesë viteve do të ndërtohen dhe rinovohen 27 stadiume

    13/11/2024 12:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Brenda pesë viteve të ardhshme në Kosovë planifikohet të ndërtohen dhe rinovohen 27 stadiume, duke përfshirë edhe stadiumin nacional.

    Ky është plani që e ka zbuluar ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.

    Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Çeku ka thënë se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), UEFA-n, FIFA-n dhe 16 komuna të Kosovës për zbatimin e këtij projekti, në mënyrë që Kosova të jetë gati me infrastrukturë sportive për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

    Në kuadër të planifikimeve që do të ndërtohen dhe rinovohen janë, si; stadiumi i qytetit në Ferizaj, stadiumi i qytetit Pejë, stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren, Parku dhe Palestra e sportit, Gjilan, stadiumi i qytetit Suharekë, Pishina gjysmë-olimpike në Podujevë, Stadiumi i qytetit të Gjilanit, zgjerimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, Palestrat e xhudos (doxho) në qendrat nacionale, pastaj stadiumi i Atletikës në Kamenicë, Palestra e gjimnastikës në Fushë Kosovë, si dhe sStadiumi i qytetit në Rahovec./EO

    Artikuj të ngjashëm

    Çeku: Restaurimi i Rezidencës së Presidentit Rugova drejt përfundimit, po punohet me profesionalizëm dhe përkushtim

    Çeku reagon ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi: S’na pyetën, do të ishim gati deri në vitin 2027

    Çeku për arritjen e boksieres Sadiku: Moment plot krenari për vendin tonë

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.