Tekstin u përgatiti nga: Faton B. Mehmetaj
Pasi Kisha e Gashit-Manastiri i Deçanit u uzurpua nga dinastia e Nemaniqëve, konsiderohet se atë e ka themeluar Shën Stefani Uroshi III Nemanja i Deçanit, (1282/4-1331) i njohur nga historia botërore si mbreti i parë i serbëve, djali i mbretit Millutin dhe babai i mbretit Dushan. Dushani (rreth 1308-1355) pas pushtimit të Serizit, me përkrahjen e patrikut të Tërnavës, në kishën e Shkupit në vitin 1346 u kurorizua për perandor të serbëve, grekëve dhe të shqiptarëve. Pas kësaj ai u nda nga Patrikana e Konstandinopojës, duke formuar një qëndër të vetën në Patrikanën e Pejës. Për këtë shkak Patrikanën e Pejës ai e shëndrroi nga një kishë iliro-shqiptare siç ishte në një objekt fetar për vete. Pas këtyre veprimeve, kryepatriku i Konstandinopojës e përjashton nga kisha ortodokse ku ishte selia e shenjtë për ortodoks. Prandaj Dushani deyrohet ta formon ritin ortodoks sllav, si rit të vetin fetar për besimtar. Sjelljet e tilla të Dushanit bënë që qendra fetare e Konstandino[1]pojës të jetë kundër tij. Faktikisht këtu ishte edhe tatpjeta e sundimit të tij. Kështu që pas vdekjes së Dushanit, Peja dhe Prizreni u qeverisën nga Llazari i cili rreth vitit 1380 këto vende ua dorzoj Balshajve. Kuptohet, Vuk Brankoviqi, Millosh Kopiliqi, e si duket edhe Gjergj Balsha II-të Strasimiri ishin dhëndurrë të Llazarit i cili i kishte bijat e martuara për princër racë-triballë (fis ilir), shqiptarë, hungarez etj. Edhe despoti serb Stefan Llazari, sipas burimeve bizantine, ishte triball, ishte ilir, e jo serb, siç pohon historiografia e tyre. Në mesjetë, sipas burimeve bizantine emri triball u zgjerua edhe në trevat e Kosovës. Në këtë kohë disa fise ilire të Dardanisë ishin shkrirë në fisin triballë. Ky fis ilir për shkak të popullatës së përzier dhe disa specifikave tjera ishte sllavizuar më shumë se fiset tjera të Ilirisë Qendrore. Ai, qysh si dhjetëvjeçar i është dhënë peng Kanit Tatar të Nogajës. Në rini, nën akuri të padrejtë se do t’ia marrë fronin t’atit, e verbuan dhe e dërguan në internim në Manastirin e Krishtit Pantokrator në Stamboll. Me sjellje të mira i ati u pajtua me të dhe ia dha të sundonte Budimlen pasi vdiq. Millutini më 1322, Stefani u kurorëzua më emrin Stefan Uroshi III, i cili u quajt më vonë edhe Stefan Deçanski. Pas pushtimit sllav, kisha është adaptuar me disa rindërtime dhe është përshtatur si një kishë përkujtimore nga Stefan Deçanski, të cilën e kishte planifikuar që të ishte mauzoleu i tij. Edhe përkundër ndërhyrjeve në adaptimin të Kishës Iliro-arbrore të Deçanit për nevoja të mbretërve serb konkretisht të Dushanit, falë mjeshtërve shiptar, Kisha e Deçanit e ruajti prap stilin e mëparshem bazilik të mënyrës romanike të punimit, me gurë të imtë e të gdhendur, elemente këto të stilit perëndimor romaniko-gotik, që si stil do të paraqitet edhe tek të gjitha objektet e karakterit sakral të ndërtuara në Kosovë gjatë mesjetës së zhvilluar.
Kjo kishë, sipas historianëve, kritikëve dhe studiuesëve të historisë së artit, ka stilin e artit dalmato-shqiptarë. Një fakt tjetër i rëndësishem që nuk është potencuar shpesh, është se Kisha e Deçanit, para se të mereme[1]tohej dhe përshtatej për nevoja të mbretërve serb, ishte kishë aktive por që ishte rrezbitur e demoluar nga ndikimi i bizantit dhe gati ishte mbetur bosh. Në anën e epërme të rrugës, 100 metra mbi Kishën e Deçanit egzistonte një kishë tjetër themelet e të cilës gjenden edhe sot aty e që quhej Kisha e Thaçit. Këto dy kisha kishin nënë patronatin e tyre edhe nga 5-6 kisha tjera. Gjashtë kisha tjera i kishte nënë varsinë e vetë Kisha e Gashit dhe pesë ajo e Thaçit, të cilat u shkatërruan nga turqit, porse gjurmët e tyre janë edhe sot aktive. Por Papa Calixtusi i II-të, sipas bullës së tij nga viti 1119-1124, konfirmon se në fillimet e shek.XII, Serbia nuk kishte formacion të pavarur kishtar. Ka më dhjetëra letërkëmbime të Dushanit më Papatin e Romës në të cilat i tërhiqet vërejtja Dushanit nga Papati i Romës, për uzurpimin e kishave dhe manastireve shqiptare të cilat i kishte përvetësuar dhe shndërruar në kisha ortodokse. Në këto letra, papati e sugjeron Dushanin që këto kisha që i kishte uzurpuar duhet kthyer. Fra Kurbini, relator i Papës theksonte se në Manastirin e Deçanit kishte gjetur edhe mjaft klerikë shqiptar. Pema e Nemanjëve ka formën e vezës dhe është e skalitur në një shtyllë mermeri. Në kurorën e tij ka qenë sigluar dhe mbreti i shqiptarëve. Stefan Nemanja-mbret i kurorizuar (1168-1196), në shumë burime historike del se ka lindur në Ribnicë afër Podgoricës, ku babai i tij ishte strehuar gjatë kohës kur bëhej luftë në Rashkë. Vendi ku lindi Dushani nuk kishte priftërinj dhe u pagëzua me ritet perëndimore katolike. Stefan Nemanja konsiderohet themelues i dinastisë së Nemanjidëve, dhe ishte kushëri i parë i princit shqiptar, Dhimitrit, që njihet si themelues i derës së dukagjinëve. Ishte i fisit të Nemanëve të Dukles-Tribal. Dinastia e Nemanaj u ngrit në kohën e Manuel Komnenit, në shtetin e Rashës, njëherë si vasal, e më vonë si të bindur, e fituan pa[1]varësinë, dhe i zgjeruan kufijtë e shtetit të tyre. Stefan Nemanja, para se të hipte në fron (1168) e pranoi fenë ortodokse (pansllave). Ai u konvertuar në kishën e “Svetog Petra” (tani në Novi Pazar), sepse para kësaj date Stefan Nemanja mbante fenë katolike. Sipas bizantologut Laonik Halkokondilit, Stefan Dushani (1331-1355), fillimisht u bë mbret i Tribalëve. Këtë e pohojnë edhe kronistë të tjerë të kohës së Bizantit, se Nemanitët dhe Brankovitët, ishin në pikëpamje etnike ilirë-tribalë-shqiptarë. Brankovitët-Brankoviqet i takonin fisit të Gashit. Gjuha e tyre zyrtare ishte ilirishtja-arbërishtja-shqipja e kohës. Edhe aspekti juridik në kohën e Nemanitëve ishte i rregulluar sipas zakoneve shqiptare, egzistonte Këshilli i Pleqëve. Traditë kjo e përcjellur nga Ilirija e Roma. Nemanja në fillim nuk ka qenë zhupan i madh por quhej “dorëzon i madh” (shprehje shqipe-sun[1]dimtar; sinonim i shprehjes “sundia” e cila përdorej në Mesjetë). Si “dorëzon i madh” kishte kalorësinë dhe njerëzit e vet, të cilët ishin kalorësit dhe bujarët tij, nëpërmjet të të cilëve ka sunduar. Kjo është dëshmi e fuqishme për metodën shqiptare të sundimit të dinastisë Nimanite në Serbinë Mesjetare.87* Kuptohet dinastia e vjetër e Nemanjiqëve, në burimet e vjetra historike dhe ne litaraturën e kohës, nuk njihet si Serbi, por njihet si Rasciae. Pos tjerash këto të dhëna korospondojnë edhe me Stemen e Nemanjiqëve e cila është gjetur në arki[1]vat e Vjenës. Kjo stemë faktikisht paraqitet si e veçantë në vete, nuk paraqitet as si një stemë sllave, as si një stemë serbe! Në gjuhën latine Stema e Stefan Nemanjës decidivisht quhet: “Stema e Shtëpisë së Nemanjiqëve” (“Stemmae Alma Dominus Nemaniae”). Në stemën e Nemanjiqëve, siç thamë, janë të vendosura edhe stema të tjera, si: Stema e Serbisë, Stema e Sllavëve, Stema e Bosnjës, Stema e Bullgarisë, Stema e Kroacisë, Stema e Rashkës etj. Në mesin e këtyre stemave që u përmendën më lartë, është vendosur stema e Dinastisë së Nemanjiqëve, e cila ka një shqiponjë dykrenare. Kjo stemë gjendet edhe në një burim tjetër, në librin me titull: “Historia Serviae seu colloquia 13 de statu regni et religionis Serviae ab exordio ad finem, sive a saeculo”. Për më tepër, princi i shqiptarëve Demetrius princippa Arbanensis, i cili rrjedhte nga familja aristokrate shqiptare, e ishte, siç u cek më lartë, kushëri me Nemanjën, pas rënies së Perandorisë Bizantine (1204), i është përbetuar komunës së Raguzës se do të jetojë në paqe me raguzianët; se raguzianët mund të vijnë lirisht në vendin e tij pa paguar tatim-taksa. Këtë përbetim e dhanë njerëzit e tij, të theksuar me emra shqiptarë dhe me tituj “stepanus”, “sundia”, (sundues). Por, ortodoksia si mjet ideologjik në duart e pushtuesëve sllavë, e përdorur për sllavizimin dhe asimilimin e shqiptarëve nuk i dha rezultatet vendimtare. Ato dështuan sepse këtu kishte një popullsi masive shqiptare që ishte pjesë përbërëse dhe e pashkëputur e kombësisë shqiptare të formuar historikisht shumë shekuj përpara. Në Kosovë nuk ka pasur serbë fare, por ka pasur shqiptarë dhe vllehë ortodoksë.
Kështu që Deçani pas betejës së Angorës, ra prapë nënë sundimin e Brankoviqëve. Edhe përkundër pushtimeve dhe ripushtimeve nga pushtues të ndryshem, “Serbët” e Kosovës s’janë tjetër pos shqiptarë skizmatikë (shkije), dhe janë pjesë e gjenezës së hershme të shqiptarëve myslimanë dhe katolikë. Siç u cek edhe më lartë, Stefan Nemanja, fillimishit ishte i besimit të krishterë, tek më vonë është konvertuar në fenë sllave-ortodokse. Madje, në fillim, sa ishte zhupan i Rashkës, kishte bërë luftë disa herë kundër bizantinëve. Edhe vetë Rashka, që serbët e quajnë “mbretëri mesjetare serbe”, në shumicën e burimeve historike del se nuk ka qenë serbe, por tribale (një fis pellazg i lidhur me Dardanët). (Tribalët ishin një fis i madh ilir, historia e të cilëve njihet që nga koha e bronzit, pra 1300 para epokës sonë). Fisin e Tribalëve disa autorë e shtrijnë deri në Fushë-Dardani dhe e quajnë si fis thrakas, por Apiani i quan Tribalët fis ilir. Sipas burimeve bizantine e latine, Nemaniqt ishin kushërinj të parë të princit shqiptar Dimitër (Demetrius princippa Arbanensis), për të cilin mendohet se ishte themelues i Dinastisë së Dukagjinasve, i cili ishte i lindur në rrethinën e Pejës. Në 1345, në Serrez të Greqisë, Car Dushani e shpall veten “Car” (“Cezari”). Pasi e shpalli veten “Car”, ky gjest nuk u pëlqeu princave shqiptarë, dhe në vitin 1321, shqiptarët katolikë i bënin thirrje Çarllit të Anjout dhe Princ Filipit të Tarantos për ta detyruar mbretin Milutin të njihte dhe respektonte të drejtat fetare të shqiptarëve.91 Sepse sundimi i Dushanit ishte një lloj Konfederate, e përbërë nga Shqiptarët, grekët, bullgarët, maqedonët etj, ai mvarej shumë edhe prej udhëheqësve tjerë më të cilët bashkëqeveriste. Stefan Nemanja (1196-1228), për ambicie të pushtetit ka luftuar më vëllanë e tij më të vjetër, Vukanin. Dushani më 1331-1355 e kishte shpallur veten perandor të serbëve, shqiptarëve, grekëve dhe bullgarëve, edhe pse ajo ishte një aleancë mes këtyre popujve. Këtë aleancë, që ishte bërë mes këtyre popujve, serbët e quajnë si perandori të tyre edhe pse përfaqësuesit e këtyre popujve që kishin lidhur aleancë mes veti i kishin të drejtat e barabarta. Tri vjet më vonë, më 1358, Simeon Paleologu-vëlla nga nëna i Dushanit, gjithash[1]tu e shpalli vetveten në Kostur-perandor të grekëve, serbëve dhe të tërë Shqipërisë. Mirëpo, Principata të cilën e krijoi Dushani, as që kishte lidhje me serbët dhe sllavët, dhe as që ishte serbe, por e përzier, e përbërë nga Epirotët, Helenët dhe Arbanasit (Shqiptarët). Në atë kohë serbët ishin pakicë. Lidhur më këtë studiuesi serb Lazo Kostiq shton se: “Nemanasit (Nemanjiqët-sipas atij) kishin mundur të sundojnë Bizantin, por jo serbët” (Sepse nuk kishte Serbi). Brenda dinastisë së Nemanidëve kishte përçarje të mëdha dhe bëhej një luftë e padrejtë për pushtet. Për këtë arsye Stefan Deçani është mbytur në Kështjellën e Zveçanit nga kryengritësit e fisnikëve të mbretit të ri, Dushanit, me dijen e të cilët ishin hedhur në kryengritje dhe papritur e kishin sulmuar pallatin mbretëror të Nerobimles. Mbreti serb, Stefan Deçani, kishte ikur prej tyre dhe ishte fshehur mbi dy muaj në Kështjellën e Zveçanit, ata e gjejnë aty dhe Dushani urdhëron burgosjen e tij, dhe më 11 nëntor (apo më 24 nëntor të kalendarit të vjetër), vritet nga njerëzit e Dushanit. Trupi i tij është bartur me ceremoni dhe nderime të larta nga aty dhe është vendosur në Manatirin e Deçanit, aty ku ishte përgatitur vendi i tij, për të, më parë. Stefan Nimani qeveriste me Ligjet Zakonore të Shqiptarëve. Mbreti Dushan kishte këshilltarët e tij, disa prej të cilëve ishin arbëror të konvertuar dhe kryesinë e priftërinjve me të cilët këshillohej dhe sundonte. Në Manastirin e Hilandarit, ku jetoi e vdiq me cilësi murgu, ishte nënshkruar shqip: Stefan Nimani. Stefan Nemanja në Hilendar është nënshkruar si “Stejan Nhmanh”. Edhe të parët e Skënderbeut i takonin kishës ortodokse të ritit greko-bizantin. I ati i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, ka vdekur si murg në Manastirin e Hilandarit ku i kishte regjistruar edhe bijtë e vet. Nëna e Car Dushanit, Martja ka qenë nga Baja e Mitrovicës, shqiptare e besimit të krishterë. Martja ka qenë e varrosur në vendlindjen e saj, në Banjë të Mitrovicës, bashkë me bashkëshortin e saj, Shtjefnin. Për këto të dhëna na njofton botuesi i krisobulës së Banjskës të vitit 1318, V. Jagiqi, e sidomos studiuesi malazez Radosllav Grujiq, i cili shkruan “se e ëma e mbretit Dushan, si murgeshë Marte ka vdekur në vitin 6983 të formimit të botës, ose në vitin 1385 të erës sonë”.
Këtë dëshmi autori e merr nga mbishkrimi në epitafin apo gurin mbivarror të Martës në Banjë të Mitrovicës, i ndërtuar prej mermerit të bardhë, përmendet “menjëherë pas emrit të mbretit Stefan Deçani, si murgeshë mbretëresha Marte…” (origjinal: “I EGO Krajlica monahinja Marta”), i cili mbishkrim në gur, po sipas R. Grujiqit, është dërguar në Shkup nga varret e Kishës së Banjskës së Mitrovicës së Kosovës, ku ka qenë e varrosur e ëma e mbretit Dushan, nga të cilat varre është hequr që të mos bjerë në duart e turqve. Emrin vetiak apo matronimin Marte e përdorin edhe sot e kësaj dite dendur shqiptarët katolikë. Katundi i Banjskës ka qenë i banuar me shqiptarë, fillimisht banorët e banjskës ishin shqiptarë të konfesionit katolik. Me pushtimin e Kosovës nga Perandoria Osmane, banorët e Banjës u kthyen në muslimanë. Për Martën të ëmën e mbretit Dushan se ka qenë shqiptare na thotë qartë edhe studiuesi kroat Branko Horvati i cili citon; “E ëma e mbretit Dushan mbase ka qenë shqiptare”. Sipas studimeve të historianit malazez Bozhidar Shekullarc, i cili na tregon qartë se “Nemanja ka prejar[1]dhje prej Duklës”. Kurse studiuesi tjetër Gaspër Gjini na ofron të dhëna të sakta se; “Kisha e Shën Pjetrit e Palit në Rashkë është ndërtuar nga romakët para krishtërimit të serbëve”. Nërsa krahinari Nemanja ka qenë i krishter sipas ritit perëndimor në Ribnicë, në Dukël, ku ka pasur vetëm klerik (priftërinj) latinë…, e më vonë, në bazë të disa studimeve, është bërë krishter edhe sipas ritit të lindjes në qytetin Ras”. Edhe fëmijët e Nemanjës, Shtjefni, Vukani, Rastku apo Sava “mbetën në lidhje të përhershme më fenë katolike deri në vdekje”, sepse, serbët e kanë pranuar krishtërimin prej shek 9-të e këndej, pra, prej viteve 867-874. Kurse gruaja e parë e Stefan Nemanjes quhej Teodora. Gjuro Daniçiqi, dinastinë e Nemanjidëve e paraqet me prejardhje ilire. Daniçiqi cekë se edhe disa emra të të parëve të Nemanjidëve cilësohën emra me origjinë ilire. Po ashtu sipas Gj. Daniçiqit, emri i gruas së Stefan Nemanjës ka qenë Ana, të cilin emër apo matronim studiuesit e cilësojnë emër ilir. Psh, Millan Budimiri thekson: “Ana ilire, hyjnesha tipike e gjinisë femërore (e njohur edhe si Ana Perana). Kurse Efimija ishte e bija e Stefan Nemanjes që e kishte me gruan e tij Anën. Kurse studiuesi i njo[1]hur Radosllav Katiçiqi emrin e femres Ana tek ilirët e cilëson ndër “Emrat karakteristikë ilirë të këtij tipi”. Të gjitha faktet historike tregojnë se Nemanjidët sipas gjeneologjisë ishin iliro-shqiptarë të asimiluar në sllavë, përkatësisht në serbë apo malazezë. Po ashtu sipas Gj. Daniçiqit, emri i gruas së Stefan Nemanjës ka qenë Ana, të cilin emër apo matronim studiuesit e cilësojnë emër ilir. Kurse studiuesi i njohur Radosllav Katiçiqi emrin e femres Ana tek ilirët e cilëson ndër “Emrat karakteristikë ilirë të këtij tipi”. Të gjitha faktet historike tregojnë se Nemanjidët sipas gjeneologjisë ishin iliro-shqiptarë të asimiluar në sllavë, përkatësisht në serbë apo malazezë. Edhe vetë Rashka, që serbët e quajnë “mbretëri mesjetare serbe”, në shumicën e burimeve historike del se nuk ka qenë serbe, por tribale (një fis pellazg i lidhur me Dardanët). (Tribalët ishin një fis i madh ilir, historia e të cilëve njihet që nga koha e bronzit, pra 1300 para epokës sonë). Fisin e Tribalëve disa autorë e shtrijnë deri në Fushë-Dardani dhe e quajnë si fis thrakas, por Apiani i quan Tribalët fis ilir. Apiani e lidh fisin e Tribalëve me Tribalin, si vijimësi etnike ilire, prandaj trungu familjar që jep Apiani duhet të jetë pikënisje për interpretimin e fiseve që banonin Ballkanin dhe më gjerë. Sipas Jireçekt, Marin Barletit, Dhim[1]itër Frëngut, Gjon Muzakës etj, Nëna e Skënderbeut, e kish emrin Voisavë, ishte vajza e një princi fisnik të tribalëve, bijë e zotit të Pollogut, që është një pjesë e Maqedonisë dhe e Bullgarisë e populluar me shqiptarë. Pra, Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut, pati për grua zonjën VoisavaTribaldën”. Stefan Dushani i takonte ritit ortodoks shqiptar, i cili u bë i famshëm me mbështetjën e princave tjerë shqiptarë. Dukla, Moraça e vendet tjera përreth ku familja e Nemaniqëve e kishte ngritur shtetin e vet, ishin ilirë pothuajse pa asnjë përzierje tjetër të popullatës. Shqiptarët deri në kohët e vona, por edhe sot, varrin e Stefan Dushanit e konsiderojnë si varr të mirë – me karakter shenjtor, tek i cili shpesh nënat e gjyshet tona i dërgonin fëmijtë e tyre tek varri i mirë në Kishën e Deçanit, ku gjatë ceremonisë së vizitës i kryenin një varg ritualesh magjike, sipas besimeve të vjetra më qëllim që të ndikojnë pozitivisht tek fëmija apo të rriturit që kishin shkuar për të kërkuar ndihmë. Popullata e Deçanit, Stefan Dushanin e konsideronin si të vetin, sepse ai ishte me origjinë shqiptare, mirëpo pasi ai merr fenë ortodokse, konceptet politiko-shoqërore ndryshojnë nga ato të fesë katolike, sikurse do të ndryshojnë konceptet e shumë prijësve shqiptarë pas ardhjes së Turqisë në Ballkan. Edhe Ana gruaja e dytë e Dushanit ishte me origjinë arbërore.
E keqja ishte se sundimtarët nga Dinastia e Nemanjiqëve, mbanin lidhje shumë të ngushta me kishën ortodokse të Hilandarit e cila gjendej në Greqi, por edhe më Kishën e Deçanit dhe të Pejës që gjendeshin në Kosovë, kisha këto që e mbështesnin Dushanin në konvertimin e të krishterëve në ortodoks dhe shkatërrimin e fshatrave që nuk bindëshin. Poashtu Manastiri i Pejës, që ishte selia e Patrikanës serbe (1346-1556 dhe 1557-1766) ishte në marrëdhënie të ngushta me shqiptarët e zonës malore të Rugovës, që u bë vendstrehim i Patrikut Arsen IV, më 1737, në kohën që ai ndiqej nga truqit. Nëse shikohen me kujdes burimet historike të kohës, si dhe gjetjet arkeologjike, shihet qartë se kemi të bëjmë me përvetësimin serb të monumenteve të kultit iliro-shqiptar të periudhës romake e bizantine, dukuri kjo që është bërë praktikë që nga koha e sundimit nemanjid (nga fillimi i shek. XIII) dhe që ka vazhduar deri më sot, ku shumë manastire e objekte tjera mesjetare në Kosovë, që bashësia ndërkombëtare pa kurrfar baze i radhiti si pjesë të trashëgimis kulturore të Serbisë. Stefan Nemanja në pamundësi për ti sunduar, i shkatrroj një pjesë të madhe të qyteteteve të vjetëra ilire, kështu ndodhi me qytetin e vjetër ilir në Mal të Zi, Shacin. Dushani e dogji edhe kishën e “Shën Janit” në Shqipëri e cila ishte ndërtuar në shek.X-të.
KODI I DUSHANIT ISHTE PËR ASIMILIMIN E SHQIPARTËVE
Krahas kolonizimit, mbretërit serbë, e në veçanti car Stefan Dushani, zbatuan një politikë që synonte asimilimin e popullsive shqiptare të viseve të pushtuara nga ai. Si më të efektshme në këtë drejtim u zgjodhën represioni dhe persekutimet në lëmin fetar. Baza kryesore për asimilimin e popullatës arëbrore në periudhën e Dushanit ishte Kodi i Dushanit. Kapituj të tërë të kodit të Stefan Dushanit dhe urdhëresa të veçanta të carit serb parashikonin masa të rrepta, si sekuestrim të pasurisë, damkosje, dëbim e deri dënim me vdekje për të krishterët katolikë e ortodoksë, që nuk pranonin të konvertoheshin në ortodoksinë serbe e nuk ripagëzoheshin duke marrë emra sllavë. Krahas dokumenteve arkivore dëshmitarë të ndryshëm të kohës, si udhëtari anonim i vitit 1308, kryepeshkopi frëng i Tivarit, Guljelm i Adës (1332), kardinali italian Guido da Padova (1350), e nënvizojnë me theks të veçantë këtë aspekt të politikës së mbretërve serbë ndaj popullsive të pushtuara josllave, e cila ishte sanksionuar në të drejtën mesjetare serbe, kodin e Stefan Dushanit (1349). Masa të tilla goditnin në radhë të parë popullsitë shqiptare të besimit katolik e të atij ortodoks-bizantin të viseve veriore e verilindore, ku presioni i shtetit serb ishte më i fortë. Ato përcaktuan përhapjen e fenomenit të sllavizmit fetar-onomastik në shtresa të caktuara të popullsisë shqiptare. Kjo është arsyeja që midis shek. XIII-XIV, krahas shqiptarëve gjithsesi të shumtë, që mbanin emra, si Gjin, Dedë, Gjon, Progon, Llesh, gjenden në këto treva edhe shqiptarë të tjerë, të cilësuar nga vetë dokumentacioni si të tillë, që mbanin emra sllavë ose që i ishin përshtatur onomastikës sllave. Kodi i Du[1]shanit (1349) ndër të tjera thotë: “Në qoftë se nuk dëgjon të konvertohet në ortodoks serb… do të dënohet me vdekje”. Dushani e fillon politikën asimiluese për shkak të pretendimeve dominuese mbi popullatën shqiptare. Ai përmes asimilimit të shqiptarëve-arbërorë pretendonte që ta ndërronte strukturen etnike, duke i bërë sllavë popujt josllavë-shqiptarët. Dushani ishte “mjaft jotolerant ndaj katolikëve” dhe “nuk duronte katolicizmin në masa të gjëra”. Lidhur me këtë në vitin 1347, papë Klimenti VI reagon te Stefan Dushani, mbreti i Rashës (Rashkës), për uzurpimin dhe përvetësimin e kishave katolike shqiptare në Prizren, Novo-Bërdë, Trepçë, Janje[1]vë, Pejë, Deçan, Deviq e Graçanicë. Pjesë e procesit të sllavizimit nga Dushani ishin edhe shqiptarët ortodoksë të Kosovës, të Greqisë, të Maqedonisë e të Malit të Zi. Ky proces shkombëtarizues kishte filluar që në shek. XIV (me kodin e Dushanit). Në krisobulën e Deçanit të vitit 1330, Stefan Deçani, për tu bërë presion, kishte urdhëruar që shqiptarëve t’u ndalohej shfrytëzimi i maleve që sundimtari i falte manastirit të Deçanit dhe kjo ndalesë vlente për gjithë bjeshkët e Altinit (të krahinës së Altin Ilit të mëvonshëm). Këso situatash kishin ndodhur vazhdimisht sepse ishin krijuar pakënaqësi mes kishës sllave dhe asaj katolike, edhe pse besimtarët e të dy kishave ishin shqiptarë sepse kishat dhe manastiret mesjetare nuk kanë qenë të serbëve por kanë qenë të shqiptarëve. Kodi i Stefan Dushanit, ishte dokumenti kryesor që sanksiononte marrëdhëniet ekonomike, politike e juridike të shtetasve të Perandorisë me pushtetin e carit e të klasës sunduese serbe, në sistemin e marrëdhënieve feudale përfshinte edhe bashkësitë e lira fshatare e blegtorale, duke i dhënë ato si pronë feudale për manastiret e për feudalët serbë. Në kohën e sundimit të Stefan Dushanit, aty nga gjysma e shek. XIV manastiret, tashmë të serbizuara, të Deçanit, Graçanicës, Banjskës, Kryeengjëllit, manastiri i Hilandarit në Malin Athos e krahas tyre peshkopatat e Pejës, Prizrenit etj., zotëronin një pjesë të konsiderueshme të fshatrave të Kosovës e të viseve të tjera veriore shqiptare.
Në këtë kohë, kultura, doket, zakonet, arsimimi, dhe progresi kulturor në përgjithësi kishin filluar të zbehen që në shek.X, kur Perandoria Bizantine, nëpërmjet misionarëve të vet Çirillit dhe Metodit krijoi një gjuhë kishtare, të ashtuquajtur “gjuhë sllave”, e cila ishte kombinuar nga sllavishtja, shqipja, hebreishtja, greqishtja, latinishtja e turqishtja e kohës. Edhe përkundër përpjekjeve për ta asimiluar këtë popull dhe përvetsimit të kishave tona nga ana e serbëve, ritet në festa te ndryshme në këto kisha shumë kohë u kryen sipas kalendarit gregorian, edhe pse serbet festat dhe ritet në keto festa i kryejn sipas kalendarit julian. Në kishën e Sokolicës shpesh herë festat janë festuar sipas kalendarit gregorian. Kështu ndodhi edhe në shumë kisha tjera që ishin uzurpuar nga serbet, por që popullata shqiptare edhe pse e konvertuar nuk i ka pranuar këto rite të kryhen sipas zakoneve ortodokse sllave. Ata me shekuj u falen dhe besuan si të krishterë edhe pse u bënë serb ortodoks dhe pas ardhjes së turqve e morën fenë islame. Papa Klementi i i pestë, i kishte shkruar mbretit Millutin, që ti liron kishat katolike shqiptare që i kishte uzurpuar. Kurse në vitin 1346 Papa Klementi i VI ia dërgon një letër Car Dushanit për mes të cilës ia tërheq vërejtjen që të kujdeset dhe ta ndërpret menjëherë vrasjen dhe konvertimin e katolikëve shqiptar të Deçanit dhe rrethinave të Deçanit në fenë sllave me dhunë. Klementi i 6-të, e kishte urdhëruar Dushanin që ti liron kishat katolike të Deçanit, Prizrenit, Graçanicës, Novoberdës, Janjevës e shumë kisha tjera shqiptare që ishin përvetësuar me dhunë në kohën e tij. Gjatë periudhës së sundimit të Stefan Dushanit, në gjysmën e parë të shek. XIV, shqiptarët ishin detyruar me dhunë të kthehen në ortodoksë të ritit serb. Sipas kodit të Dushanit në këtë trevë ndalohej çdo fe tjetër përveç fesë ortodokse të ritit serb dhe urdhërohej konvertimi i përgjithshëm i popullsisë në këtë fe. Në Kodin e Dushanit (1349), ndër të tjera lexohet: “Lidhur me herezinë latine…, në qoftë se ndokush nuk dëgjon të konvertohet e të kthehet në besimin e vërtetë, ai do të dënohet me vdekje, siç parashkruhet në librat e Etërve të Shenjtë. Mbreti besimtar i vërtetë, duhet të çrrënjosë nga shteti i tij çdo gjurmë herezije… Klerikët heretikë të një komunioni të huaj, që përpiqen të bëjnë proselitë, do të kapen, do të dërgohen në miniera ose do të dëbohen. Kishat heretike do të konsakrohen e do t’u besohen klerikëve të vërtetë… Protopapët e kishave të mëdha duhet të konvertojnë latinët në çdo qytet e fshat. Çdo i krishterë duhet të konvertohet në besimin e vërtetë siç urdhërojnë apostujt dhe Etërit e shenjtë… Në rast se gjendet një klerik latin që përpiqet të konvertojë një të krishterë në besimin latin, ai do të dënohet me vdekje… Në rast se gjendet gjysmë-besimtar që është martuar fshehurazi, me një grua ortodokse ai duhet të pagëzohet sipas mënyrës ortodokse; në rast se nuk dëgjon të pagëzohet, atij do t’i hiqen gruaja, fëmijët e shtëpia, do të katandiset në mjerim e do të detyrohet të emigrojë… Po u gjet një heretik që jeton në mes të të krishterëve, ai do të damkoset në fytyrë e do të dëbohet, ai që e fsheh do të pësojë të njëjten gjë”. Për ata që nuk pranonin parashikoheshin masa të rrepta si sekuestrim pasurie, emigrim, damkosje e deri dënim me vdekje. Nemanajt kanë qeverisur sipas të drejtës zakonore shqiptare deri më 1354, kur Car Dushani e ka nxjerrë kodin e vet, i cili është përdorur me relikte të të drejtës zakonore shqiptare. Kodi ka pretenduar ta kufizojë të drejtën e vjetër zakonore shqiptare dhe legjislaturën dhe jetën juridike ta rregullojë sipas shembullit bizantin. Hegjemonizmi serb i Dushanit dhe pushtetarëve të tij bije më 1389, kur është përmbysur shteti i Nemananiqëve. Në këtë kohë popullsia shqiptare u është kthyer dokeve që janë ruajtur deri në atë kohë ndër shqiptar.
NDRRIMI I FESË TEK SHQIPTARËT U BË ME DHUNË NGA SERBËT PËR TA NDRYSHUAR STRUKTURËN ETNIKE
Që nga periudha e Dushanit i cili përmes kanonikut të tij, e kishte ndërmarrë një fushatë të egër për ndrrim[1]in e fesë së popullatës shqiptare dhe konvertimin e tyre në ortodoks sllav, shqiptarëve gjatë historisë disa herë ju ndrrua feja me dhunë. Lidhur më këtë të vërtetë, Ipeshkvi i Shkupit Pjetër Karagiqi, arqipeshkvi i Tivarit Vinqenc Zmajeviqi dhe ipeshkvi i Kotorrit në raportet e tyre dërguar Vatikanit prej vitit 1700-1708, vënë në dukje zullumin e madh të Patrikanës së Pejës dhe të klerit ortodoks serb, që këta bënin ndaj shqiptarëve katolik të cilët gjendeshin mes dy zjarreve, zullumit turk dhe zullumit serb, kështu që shqiptarët katolikë detyroheshin me dhunë të konvertohen në serb dhe në besimtar islam. Kisha ortodokse serbe e cila e pranoi vasalitetin e Sulltanit, përpiqej në çdo mënyrë të vazhdoi të serbizoi shqiptarët ortodoks, dhe t’i konvertoi shqiptarët katolik në ortodoks. Në librin e historianit serb Jovan Radoniq ka shumë të dhëna për territorin e kishës ortodokse në Kosovë e Mal të Zi ndaj katolikëve shqiptarë, të cilët kanë qenë të shtrënguar që të kalojnë në fenë ortodokse me shumicë, ose në atë myslimane, për të shpëtuar nga zullumi i klerit ortodoks me patrikun e Pejës në krye. Kështu ndodhi edhe në vitin 1913 kur Serbia dhe Mali i Zi ndërmorrën një fushatë të egër për ndërrimin e fesë së shqiptarëve nga katolik në ortodoks dhe nga mysliman në ortodoks. Gjatë këtyre proceseve, ushtria dhe xhandarrmëria serbe shkatërruan monumentet e kulturës, vjedhen e artefakteve dhe bënë dhunshëm ndrrimin e historisë. Në vitin 1912 Kosova u pushtua nga Serbia, dhe për ta mbajtur të pushtuar Kosovën, Serbia bëri masakra dhe gjenocid të paparë mbi popullin shqiptar, drejtuesit dhe klerikët e kësaj kishe nuk e folën as një fjalë të vetme për ta ndërprerë këtë llahtari të ushtrisë serbo-malazeze mbi shqiptar. Popat e kishës serbe pos që nuk apeluan për ndërprerjen e masakrave i dekoruan dhe bekuan ushtarët serbo-malazez që i bënë keto masakra. Kurse shqiptarët i mbrojtën ata edhe më jetën e tyre me qindra herë. Në këto procese Kisha serbe kishte rol vendimtar. Për ta ilustruar sado pak këtë gjendje do përmendur faktin se gjatë Luftërave Ballkanike, komandanti i njohur i Serbisë dhe Malit të Zi, Sava Llazareviqi, pos që masakroj pa kurrfar mëshire popullatën shqiptare në Dukagjin, shumë prej tyre urdhëroi që tu ndrrohej kombësia dhe feja më dhunë. Konvertimet e tilla bëhëshin në kishën e Pejës e të Deçanit e kisha tjera nga popat ortodoks. Në shkrimet e historianit serb Jovan Radoniq ka të dhëna të shumta për terrorin e kishës ortodokse në Kosovë e Mal të Zi ndaj katolikëve shqiptarë, të cilët kanë qenë të shtrënguar që të kalojnë në fenë ortodokse me shumicë, ose në atë muslimane, për të shpëtuar nga zullumi i klerit ortodoks patrikun e Pejës në krye. Për të ushtruar presion tek ata qe ishin caktuar nga ushtria, xhandarmëria dhe popat serb për tu konvertuar në fenë ortodokse, ata urdhëronin që të plaqkiteshin këto shtëpi tinez nga xhandarmëria, apo bastiseshin për armë dhe nëse ndokujt i gjendej pushka, i zoti i shtëpisë pushkatohej aty për aty. Pas kësaj, të gjithë meshkujt nga mosha 12-70 vjeç i tubonin dhe fillonte bindja» për t’ua ndërruar fenë dhe kombësinë. Disa i vritnin gjatë rrugës për tu futë frigën atyre që i dërgonin në kishë të Pejës për konvertim. Në ndonjë rast sipas kronikave të kohës, para se ti konvertonin i rrahnin për vdekje, pastaj i spërkatën me raki dhe me «ujë të bekuar», që të vdisnin si shkije ortodoksë. Për këtë qëllim autoritetet serbo-malazeze përdorën të gjitha metodat e mjetet e mundshme për t’ia arritur qëllimit. Kjo kishë dhe udhëheqësit e saj nuk i dolën në mbrojtje popullsisë shqiptare në vitin 1913 kur Dukagjini u pushtua nga ushtria serbe e malazeze. Një kohë para se të fillonte konvertimi-ndrrimi i fesë, nisej një fushatë dhe propagandaë e ashpër që kryesisht udhëhiqej nga Patrikana e Pejës dhe Manastiri i Deçanit. Kur njerëzit nuk bindeshin për ta ndërruar fenë, metodat bëhëshin gjithnjë e më të egra, prej blerjes e korrupcionit të personave të caktuar e deri te vrasja-pushkatimi pa gjyq, në oborrin e shtëpisë përpara familjarëve. Në këtë kohë u bënë shumë masakra, fshatrat shqiptare u përgjysmuan, ç’është më keq ata që mbeten, ushtria serbo-malazeze dhe drejtuesit e tyre kërkuan ndrrimin e fesë dhe konvertimin në ortodoks të ritit sllav.
Prifti françeskan, Patër Luigj Palaj (34 vjeç), me shërbim në Kishën Katolike të Gllogjan–it (komuna e Pejës)
Po kështu, më 7.3.1913, xhandarmëria malazeze vrau edhe At Luigj Palajn, me akuzë për propagandë në pop[1]ull që të mos dorëzoheshin armët dhe të mos konvertohesh[1]in dhunshëm katolikët e muslimanët shqiptarë në fenë e Shkizmës ortodokse. Likuidimet fizike, sipas të dhënave historike dhe memorjes së pleqve – pjesmarrës në këto ngjarje, bëheshin në grupe. Shqiptarët e pabindur i lidhnin dorë për dore nga shtatë-tetë ose dhjetë dhe i çonin rrugëve të qytetit (për t’i parë populli) drejt vendit të pushkatimit jashtë qytetit. Një formë e veçantë terrori për t’ua ndryshuar strukturën etnike dhe fetare shqiptarëve u zbatua ndaj prijësve fetarë që nuk pranonin të kalonin në fenë ortodokse. Në fshatin Batushë të Gjakovës u vra Hoxha i fshatit Mulla Sahit Smajli, ndërkaq në Junik xhandarmëria zgjodhi nga të gjitha lagjet e këtij fshati të madh nga dy-tre meshkuj e me ta mori edhe hoxhën Mulla Avdinë. Të gjithë i lidhën njëri me tjetrin dhe i nisën për në Gjakovë, ku gjatë rrugës i therën me bajoneta. Dy masakra tjera për ndërrimin e fesë u bë në fshatin Belle 2-3 kilometra mbi Kishën e Deçanit, njëra me 14 tetor 1912 dhe tjetra16 mars 1913. Në këtë kohë vetëm në Dukagjin ishin pushkatuar mbi 4.000 njrëz te pafajshëm në mesin e tyre shumë gra, pleq e fëmijë. Lidhur me ketë periudhë Kosta Novakoviqi në veprën “Kolonizimi dhe serbizimi i Kosovës” shkruan: “Më 1912-1913 u shuan kështu 120.000 shqiptar, burra, gra, djemë, pleq, fëmijë, qindra fshatra u bombarduan, një shumicë e madhe u dogjën fare….Eshtë për t’u përmen[1]dur që përfaqësuesi i politikës imprealiste ruse, ministri i Rusisë në Beograd-vazhdon Kosta Novakoviqi, e ka bekuar këtë politikë shfarosëse që bën Beogradi”.110 Duhet përmendur disa udhëheqësa ushtarak të ushtrisë serbo-malazeze, të cilët masakruan dhe vranë më mjëra e mjëra shqiptar si; Radomir Veshkoviqi e Janko Vukotiçi, serdarët Avro Cemi (Vukota Pantoviq), vojvoda Pllamenac dhe mbi të gjithë shquhej për krime e gjakderdhje komandanti famëkeq i xhandarmërisë Sava Llazareviç, i njohur në popull me emrin Savë Batarja i cili shquhet për vrasje të shumta dhe konvertimin e shqiptarëve më dhunë në fenë ortodokse serbe. Kleri i kishës ortodokse heshti edhe kur shqiptarëve ju morën pronat me dhunë nga qeveria serbe dhe më dhjetra herë u bënë kolonizime mbi pronat e shqiptarëve nga ushtria dhe xhandarmëria serbe. Edhe pse fisi i Kelmendit të Rugovës e ruajtën më shekuj kishën e Pejës, Serbia dhe Mali i Zi nga viti 1878 e këndej duke vazhduar në vitin 1912, 1913, 1919, 1945 e deri në luftën e fundit të vitit 1999 ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës triumfoj mbi forcat serbe, bënë shumë masakra e vrasje mbi popullatën e Rugovës. E këtë nuk do ta bënin as barbarët më të mëdhej. Për ti realizar këto projekte, forcat serbe i dëbuan më dhunë shqiptarët nga vatrat e tyre. Nuk është vrejtur në asnjë rast të vetëm pendesa e personelit kishtar serb, ndaj masakrave mbi popullin shqiptar, askush prej tyre nuk shprehi keqardhjen më të vogël, për djemtë e ri të vrarë, për gratë e nuset e reja të masakruar e të dhunuara, për familjet e tëra që lidheshin rreth mullarëve me sanë dhe iu vihej flaka e digjeshin të gjallë, për të gjitha ato nuse e gra shtatzëna të cilave për se gjalli u prehej barku dhe u nxirreshin foshnjat të cilat, pastaj, ushtarët serbë i ngulnin në hunj e në shpatat e tyre. Për ti lënë shqiptarët në errësirë, nuk lejonin të hapeshin shkollat në gjuhën shqipe edhe nese ndonjë shkollë hapej, mbyllej me një herë.Edhe sot, nga tri bashkësitë religjioze të Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe (KOS) qëndron fuqishëm e lidhur me shtetin dhe politikën, e politika e shtetit serb, sidomos në dekadën e fundit të shekullit XX ishte një politikë militante që u shkaktoi vuajtje, vrasje dhe tmerre e dëbim masiv nga vatrat e tyre popujve të ish-Jugosllavisë.
Prof. Dr. Milan Shuflaj (1879-1931)
Po kështu u bekuan edhe ushtarët dhe eprorët që erdhen për të luftuar në Kosovë gjatë vitit 1998-1999. Madje Artemije për ta shpërfaq nacionalizmin ndaj jo serbëve, me theks ndaj shqiptarëve, në vitin 1996 i dekoron të gjithë drejtorët e ndërrmarrjeve dhe fabrikave të cilët i kishin përzën shqiptarët prej tyre gjatë vitit 1990. Pak vite më vonë u larguan edhe mbi 150.000 shqiptar nga vendet e punës duke shkaktuar gjenocid ekonomik. Serbët vetëm gjatë luftës së fun[1]dit në Kosovë kanë vrarë mbi 11 mijë shqiptarë, kanë zhdukur mbi 3500 poashtu shqiptarë, i kanë detyruar të largohen me dhunë nga vatrat e tyre mbi një mil[1]ion shqiptar, i kanë djegur e shkatërruar mbi 120 mijë objekte të shqiptarëve, duke shkatërruar edhe qindra monumente kulturore dhe duke e vjedhur një pjesë të trashëgimisë tonë të artifakteve në arhiva dhe muze. Vetëm në Deçan forcat serbe shkatërruan një pjesë të madhe te kullav, 70 prej tyre nga 263 sa ishin, objekte këto që simbolizojnë kulturën dhe identitetin shqiptar. Poashtu janë shkatërruar 218 xhami, 3 qarshi dhe janë demoluar një numër i kishave katolike. Bota ndërkombëtare me qytetërimin aq të lartë që ka, dhe me tradita të vjetra në diplomaci dhe marëdhënje ndërkombëtare, duhet ta ndëshkojë Serbinë për krimet dhe gjenocidin që e ka bërë mbi popullin shqiptar në luftën e fundit 1998-1999, por edhe për mizoritë dhe gjenocidin që e ka ushtruar nga viti 1878 e deri më sot, e jo ta përgëdhel e stimulon për ti përseritur ve[1]prat e tilla siç ka ndodhë nëpër shekuj. Këtu gjithmonë do të ketë konflikte e përplasje nëse nuk zbardhet e vërteta. Për ta zbardhur të vërtetën historike të popullit shqiptar në Kosovë dhe të serbëve si ardhacak në këto territore, duhet të punojnë e të bashkpunojnë sinqerisht me njëri tjetrin, studiuesit e rinj të fushave të ndryshme të dijes, me studiues të huaj e të rajonit, me historian, arkeolog, sociolog, studiues të gjuhësisë, etnografisë etj., duke i shfrytzuar arhivat vendore dhe ato të vendeve për rreth por edhe arhivat e mesjetës, paramesjetës, konsultimin e literaturës vendore dhe në gjuhë të huaja, duke mos e lënë anash as shfrytëzimin e kujtesën historike të banorëve në terrenet e këtyre anëve, gradualisht do të arrihet që t’i zgjerojmë e t’i thellojnë hulumtimet tona për të vërtetën. Shqiptarët janë autokton, gjatë gjithë historisë kanë jetuar e jetojnë këtu. Kurse shteti Serbrb më shumë se gjysmen e territorit që ka sot, është i shqiptarëve, e që për këtë të vërtetë ka fakte, ka dëshmi në Serbi, në Kosovë, Kroaci, në arhivat e Evropës e botës. Por Serbia në të gjitha kohërat organizoi Akademinë e Shkencave Serbe, njerëzit me influencë por edhe shërbimet sekrete për ta fshehur dhe falsifikuar të vërtetën për popullin shqiptar. Kjo strukturë i kërcënuan, shantazhuan, u afruan para pa kufi e disa edhe i vranë, kush nuk e pranoj këtë kërkesë. Njëri prej tyre është albanologu kroat më famë botërore, Millan Shuflaj i cili ia kushtoi gjithë jetën historisë së Shqipërisë, ishte ndër kontribuesit e mëdhenj në hartimin e historisë së Ballkanit, dhe personalitet me ndikim botëror i cili tashmë ishte kthyer në institucion dhe kishte ndikim ndërkombëtar. Shuflaj e admironte shumë popullin shqiptar siç thoshte edhe vet me histori të lashtë dhe për këtë bëri shumë për autoktoninë e trojeve shqiptare dhe për shqiptarët në përgjithësi. Për shkak të kësaj historie të vërtetë që shkroi për shqiptarët, Shuflaj u vra nga shërbimi sekret serb i kohës me 18 shkurt 1931 në Zagreb, vetëm pse e tregoj të vërtetën për historinë e shqiptarëve.
Vrasësit kishin marrë urdhër direkt nga Beogradi. Shërbimi sekret i policisë së Beogradit të asaj kohe i kishte urdhërar vrasësit që të shkonin në shtëpinë e tij dhe ti rrëmbenin të gjitha dokumentet e dorëshkrimet e tij. Vrasja e Millan Shuflait ishte një vrasje politike. U vra se ishte larguar nga shkolla sllave, siç u vranë, helmuan apo u mbyten “vetvaren”, u mbyten “aksidentalisht” etj, të gjithë ata që u larguan nga kjo shkollë. Vrasësit e Shuflait, Branko Zverker, Lubomir Bellosheviç dhe Stevo Vecernica u kapen dhe u arrestuan në vitin 1940. Ata deklaruan para gjyqit në Zagreb se vendimi për likuidimin e Millan Shuflait u mor pasi ai u kthye nga Shqipëria. Vendimi për vrasjen e tij ishte marrë më 15 shkurt, në zyrën e shefit të Policisë së Zagrebit, pas kërcënimeve për të hequr dorë nga studimet e tij për shqiptarët. Serbët nuk kanë lënë gurë pa lëvizur për ta kontestuar historinë tonë, një prej këtyre përpjekjeve është edhe përpjekja e tyre për ta kontestuar origjinën e Nënës Terezë por pa sukses. Nuk është e qartë pse Serbia edhe sot e kësaj dite përkrahet pa kurrfar baze dhe cytet rreth Kosovës. Është mirë që këto gjëra dhe padrejtësi që po i bëhën Kosovës të ndrepriten, sepse Kosova dhe territoret shqiptare janë dëmtuar mjaft shumë për të ja bërë qejfin Serbisë në dëm të shqiptarëve. Mjaft territore shqip[1]tare mori Serbia e mbeshtetur nga shtetet e Evropës dhe Ballkanit. Shqiptarët janë Evropian dhe janë deklaruar gjithnjë evropian, por Evropa shumë herë ka qenë skeptike dhe është treguar e pa shpresë për shqiptaret. Këtë po e bën edhe sot. Në të gjithë Serbinë, ka mjaft shqiptarë të besimit ortodoks. Por ata kurrë nuk kanë guxuar për ta përmendur që të ndërtohet për ta një kishë ortodokse shqiptare, siç e ka minoriti grek në Shqipëri apo minoriteti serb në Kosovë e ngjajshëm. Në Serbi shqiptarët nuk kanë shkolla shqip, nuk kanë simbol kombëtar, nëse flasin shqip nëpër Serbi ndëshkohen ashpër, rrahen apo mbyten. Nëse tregojnë përkatësinë e tyre, pos që nuk kanë të drejt nuk janë aspak të sigurtë. Është në dijeni edhe bota demokratike, se shqiptarët në Serbi kur të dihet që janë shiptar, nënçmohen dhe etiketohen më emrin Shiptari. Për të mbetur gjallë dhe për të egzistuar ata detyrohen të regjistrohen serb. Shqiptarët që jetojnë në Serbi nuk janë të lirë, janë kategori tjetër, madje edhe kushtetuse. Konvertimi me dhunë ndaj shqipëtarëve ka vazhduar deri në vitet 1990. Në këtë kohë presionet e shtetit serb ndaj Kosovës ishin rritur dukshëm, kishin filluar ndërrimet kushtetuese me dhunë, popullata largohej masovikisht nga Kosova për shkak të dhunës serbe, shiheshin qartazi shenjat e shkatërrimit të Jugosllavisë, Millosheviqi u kishte dhënë prioritet të madh popullit serb që ishte pakicë në Kosovë, ata kishin të drejtë të bëni shka te donin mbi shqiptarët e Kosovës që e përbanin shumicën, 90% të popullatës. Në këtë kohë qeveria e Sllobodan Millosheviqit e kishte pjesë programore zhdukjen e shqiptarëve dhe ndërrimin e strukturës etnike. Për realizimin e këtij projekti kanë luajtur një rol të veçantë edhe kishat serbe të cilat gjithmonë kanë qenë edhe kisha politike. Kështu që nga 78 kisha serbe të cilat gjenden në Kosovë, 55 prej tyre kanë qenë të ngritur para vitit 1918, dhe shumë prej tyre nuk ishin monumente historike të mbrojtura nga shteti. Me qëllime të sllavizimit të Kosovës edhe gjatë periudhës 1980-1998 u ngriten një varg kishash serbe, në mesin e tyre edhe ato të viteve 1990-1998. siç janë Kisha Katedrale në Prishtinë (1998), e ngritur në tokën e kishës katolike e që tash është hapësirë e Universitetit të Prishtinës, pastaj Kisha në Gjakovë (1998), në Novakë (1991), Smaq (1994), Bajë të Pejës (1997), Potërq (1992), Nerodime të Epërme (1995), Nerodime të Poshtme (1996, Podgoricë të Vitisë (1996), Lum të Madh të Vushtrisë (1997), Gurakoc (1998), Petrovë të Dardanës (1996) e kështu me radhë, si dhe kisha në Shtime, Lubovë të Burimit (1939), Dresnik, Dollc, Zoçisht, Runik, Zllash, Petrovicë, Kabash, Korishë (Kisha e Zojës së Bekuar dhe Manastiri i Shën Markut, ku gjatë luftës së Dytë Botërore u ekzekutuan 118 shiptarë dhe gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës u ekzekutuan 10 shqiptarë të tjerë), pastaj në Fushë Kosovë e në shumë vende të tjera, u ngritën këto kisha, që shumica prej tyre, për asnjë ditë të vetme nuk qenë funksionale, por shërbyen për interesa politike të Serbisë që pretendonte ta paraqet Kosovën, pjesë të Serbisë dhe me kulturë kishtare ortodokse sllave edhe para botës. Të gjitha këto kisha që u ngriten gjatë viteve 1990 por edhe disa të tjera që janë ngrit në vitin 1980 e këndej janë ngritur me mjete të shqiptarëve të sekuestruara nga pushteti okupator serb në Kosovë. Në këtë kohë ishin ngritur dhe vendosur edhe disa shtatore të mëdha serbe në Kosovë në mesin e tyre edhe ajo e Car Llazarit në qendër të qytetit të Gjilanit e cila pasi u hoq nga aty në vitin 1999 u vendos në oborrin e kishës në Shillovë. Gjatë historisë shifet qartë se pushteti serb i përdori të gjitha mjetet dhe i shterri të gjitha mundësit për ta mbajtur Kosovën të okupuar dhe për ta paraqitur në sy të botës si pjesë të pandashme të Serbisë dhe me kalimin e kohës për ta përvetsuar edhe historinë e saj. Por se shqiptarët rezistuan, u vranë u masakruan, por nuk pranuan që të jenë nën Serbi. Sipas regjistrimit të monumenteve të Kosovës, gjatë viteve 1956, 1968, 1986 dhe 1993, nga fondi i gjithëmbarshëm me theks të veçantë i atyre të kultit dhe ritit bizantin, në kohëra të ndryshme u përvetësuan nga serbët, dhe në shumicën e rasteve këto kisha u ndërtuan mbi rrënojat e kishave shqiptare.
Nga shekulli XIII e deri në ditët e sotme, gllabërimi i pamëshirshëm i kishave dhe monumenteve të kultit iliro-shqiptar të peri[1]udhës romake e bizantine nga ana e serbëve janë bërë në mënyrë sistematike, të vetëdi[1]jshme, të planifikuar nga udhëheqja politiko-ushtarake dhe fetare, duke filluar nga koha e sundimit të nemaniqëve (nga fillimi i shek. XIII dhe ka vazhduar deri në vitin 2020 kur bashkësia evropiane ia njeh Serbisë të drejtën mbi shumë monumente e kisha shqiptare). Lidhur me këtë është konstatuar se Kisha e Zonjës Prenë në Prizren, sipas zbulimeve të shumta arkeologjike, dokumenteve të begata historike dhe hulumtimeve që nga koha e mesjetës e këndej, del se në truallin e kishës së Zonjës Prenë në Prizren tash (Bogorodica Ljevishka), ka ekzistuar një kishë e moçme, dhe se mbreti Millutin këtë kishë vetëm e meremetoi, siç thekson edhe vet në një mbishkrim që ruhet në pjesën lindore të kësaj kishe. Në studimet e S. M. Nenadoviqit paraqitet edhe një fakt tjetër i rëndësishëm lidhur me përvetësimin e kishave shqiptare nga ana e serbëve, ai në mes tjerash thotë: “Pos kishës së Zojës Prenë në Prizren ka ekzistuar edhe një kishë e moçme dhe se mbreti Millutin këtë kishë vetëm e meremetoi, siç thekson edhe vet në një mbishkrim tjetër”. Po ky autor provon se Manastiri Mihal e Gabriel, në rrethe të Prizrenit, është ndërtuar mbi një kishë të moçme dardane të periudhës së antikitetit të vonë. Rindërtimi është bërë rreth vitit 1348.114 Në kishën e këtij manastiri ruhet edhe varri i kryezotëruesit shqiptar, Strazimir Balsha, nga viti 1372. Kështu që në një solemnitet të vitit 1348, kur Stefan Dushani ia dorëzoi një dhuratë manastirit të Shën Michel dhe Gabriel në Prizren, ne mësojmë se në rrethinën e qytetit të Prizrenit ishin së paku nëntë fshatra shqiptare (arbanase). Edhe otomanët pasi e pushtuan vendin i shëndrruan shumë manastire në xhamia, e shumë prej tyre i shkatërruan për ti marrë gurët dhe matrialin e tyre për ndërtimin e xhamive, urave etj. Edhe burimet e tjera shkencore dëshmojnë se “Mbreti Millutin Nemanjiq e ka meremetuar e rindërtuar këtë manastir në gjysmën e parë të shekullit XIV, por ndryshime të ngjashme arkitektonike janë bërë edhe në këtë manastir gjatë disa shekujsh”. Ndërsa prof.dr.sc.Edi Shukriu, shkruan: “Depërtimi serb në Kosovë e në jug, siç pohon edhe K. Jeriçek filloi tek nga fundi i shek.XI”. Nga dëshmitë e kohës saktësohet, se “kisha serbe në këtë kohë nisë me përvetësimin e objekteve të rëndësishme sakrale, që u ngritën dhe me shekuj ishin në shërbim të popullatës autoktone arbërore”. Organizimi i ynë kishtar ishte i hershëm, fillon prej Ipeshkëvisë katolike të Shkupit, egzistenca e të cilës ka qenë prezente në këto troje që nga fillet e krishterimit dhe prej Ipeshkëvisë së Prizrenit, që ishin sufraganë, të Arqipeshkvisë së Tivarit. Ndikimi dhe shkelqimi i këtij organizimi kaq të fuqishëm kishtar në trojet shqiptare, fillon tatpjeten pas rënjes së disa teritoreve shqiptare nënë sundimin e Rashkës, me theks të veçantë pas pavarësimit të Kishës Ortodokse Serbe në vitin 1219, për Kishën Katolike të kësaj treve do të fillojnë ditë të vështira. Për shembull, qyteti mesjetar i Shasit i cili gjendet në pjesën verilindore të Ulqinit, që ishte qytet i mëkambur dhe mirë i fortifikuar, me popullsi albane-shqiptare autoktone, vazhduese e popullsisë së hershme ilire, sipas Marin Bicit, në vitin 1610 ka pasur 365 kisha, d.m.th. aq sa janë ditët e vitit, që është rast unik në botë.
Fortesë (ish-Bellacërkë), Rahovec, 5 korrik 1999: Gjatë ceremonisë së varrimit, një vajzë e familjes Zhuniqi, mbanë në duar fotografitë e familjarëve të saj: prindërve, tre vëllezërve, motrës dhe gjyshit, të vrarë nga forcat serbe, më 25 mars 1999
Edhe sot shihen themelet e tetë kishave, të cilat i përmend edhe Justiniani (1533) dhe më vonë Marin Bici (1610), katedralja e Kishës së Shën Gjonit, e ndërtuar me stil gotik dhe Kisha e françeskanëve të Shën Mërisë, të lashta rreth 1300 vjet. Shasi përmendet në burimet historike në vitin 1067 si ipeshkvi nga papa Aleksandri II. Kurse Pjetri, ipeshkëv i Shasit (Suacinense), mori pjesë në shenjtërimin e katedrales katolike të Kotorrit më 1166. Qyteti kishte edhe mbrojtësin e tij Shën Palin Pagëzuesin. Sipas burimeve historike, Stefan Nemanja në vitin 1183 okupoi Shasin dhe disa qytete tjera të bregdetit. Pas pushtimit ai e shkatërroi plotë-sishtë këtë qytet duke e kthyer në gërmadhë, i dogji dhe shkatërroi të gjitha kishat shqiptare dhe librat e kohës që gjendeshin aty, duke i konvertuar me dhunë, në ortodoks, të gjithë banorët e mbetur. Shkatërrimin e këtij qyteti e dëshmon edhe i biri i Nemanjës, Stefani i Parë i Kurorëzuar i cili thekson se përveç Shasit i jati i tijë e kishte rrënuar edhe Drishtin, Shkodrën, Ulqinin edhe qytetin e famshëm të Tivarit (Antibarus). Qyteti i Shasit u shkatërrua edhe nga osmanët dhe sot ka mbetur qytet i vdekur, por mbetet një prej dëshmimeve më domethënëse të qytetërimit ilir. Me qëllim të parandalimit të shkatërrimit të kishave katolike, konvertimeve me dhunë, vrasjeve dhe mizorive që i bënte Dushani dhe pasuesit e tij mbi popullatën shqiptare dhe katolike në përgjithësi. Për këtë ne vitin 1319 krerët shqiptarë i dërguan përfaqësuesit e vet me letra te Papa Gjoni XXII në Avinjon, të cilin e njoftuan për ndjekjet e ashpra ndaj katolikëve në vendin e mbretit të përmendur me parë Millutin. Këtë letër njoftuese e kishin nënshkruar shumë bujarë shqiptarë. Në kishat e vjetra që u përvetësuan nga serbët është edhe manastiri i Graçanicës. Sipas njoftimeve burimore historike dhe gjetjeve arkeologjike, është një bazilikë e ndërtuar midis shek IV-XI. Kjo bazilikë ishte qendër e Ipeshkvisë së Ulpianës dardane për çka ka edhe faksimile burimore të kohës.118 Kishat shqiptare si të mesjetës së hershme, si ato të mesjetës së vonshme, e kanë arkitekturën e vet, mjeshtrit e vet, piktorët e vet, gurëgdhendësit e vet, por edhe arkitektët dhe stilin arkitektonik të vetin, autokton. Ato janë të vjetra sa vetë populli dhe kultura e shqiptarëve, mijëvjeçare. Ipeshkvia e Prizrenit sikurse edhe një varg kishash tjera shqiptare janë më të vjetrat e Gadishullit Ballkanik. Po ashtu kisha e luginës së Timokut në rrethin e Bosnjës, si dhe kisha e vjetër e Prokuples.119 Për këtë flet “Historia e Jugosllavisë”, Vëllimi I, cituar nga Gaspër Gjini, “Ipeshkvia Shkup Prizren nëpër shekuj”, 1992, etj. Tek e fundit Nishi ishte njëra nga kryeqendrat e qytetërimit të shqiptarisë, që u pushtua nga forcat serbe në periudhën e Lidhjes së Prizrenit (1878). Shumë të këqija ju bënë popullit shqiptar para syve të klerikëve ortodoks serb. Prandaj në asnjë kohë, kjo kishë dhe udhëheqësit e saj nuk i dolën në mbrojtje popullsisë shqiptare në vitin 1913, kur ushtria e Serbisë dhe Malit të Zi, i vranë dhe masakruan qindra e mijëra shqiptarë, dhe shkatërruan qindra fshatra të Dukagjinit e më gjërë duke kërkuar konvertimin e popullsisë myslimane dhe katolike shqiptare në ortodoksë. Kjo kishë dhe klerikët e saj nuk e folën një fjalë të vetme në mbrojtje të popullatës shqiptare kur ushtria dhe xhandarmëria serbo-malazeze e kishte përgjysmuar popullin shqiptar të Kosovës, dhe viseve tjera që mbetën nën pushtim, më qëllim të spastrimit etnik, për ta kolonizuar me pas më serb e malazez siç ndodhi me rajonin e Sanxhakut të Nishit e vendeve tjera ku popullata shqiptare ishte shumicë. Kjo kishë kurrë nuk e foli një fjalë të vetme për masakrat dhe gjenocidin e tmerrshëm që kryenin çetat serbe të Kostë Peçancit e Sava Llazareviqit.
Beleg, Deçan: Memoriali i ngritur në nderim të 44 civilëve të vrarë e të masakruar nga forcat okupuese serbe në Masakrën e Belegut, më 29 e 30 mars 1999
Sa i përket Kishës së Deçanit, në të gjitha prononcimet dhe bisedat vojvoda i kësaj kishe Bilall Rrusta thoshte: “Këto kisha janë shqiptare, prej ilirëve janë këtu”. Atëherë krali mendoi: Kur, ky vojvodë e kryetar komune thotë kështu, çfarë pritet prej shqiptarëve të tjerë? Për këtë arsye, krali përmes njerëzve të vet e kurdisë vrasjen e Bilall Rrustës, të cilin e vrasin në afërsi të Deçanit, duke u zhdjergur prej bjeshke. Në anën tjetër, pas shtatë ditësh gazetat serbe shkruanin se “komitat shqiptar na e vranë vojvodën”. Për të marrë masa kinse për vrasjen e vojvodës, pushteti serb filloi t’i maltretonte të gjithë fshatarët e Deçanit, kurse vojvodës ia çoi një nishan të arit (orë ari), një pushkë dhe një veturë. Pra, pushtuesit serbë besnikërisht e zbatonin zakonin bizantin të vrisnin natën e të qanin ditën. Kleri i kësaj kishe, edhe pse ishte mbrojtur nga shqiptarët nga mesjeta e gjërë më sot, kurrë dhe në asnjë rast nuk kishte ngritur zërin në periudhën e Reformës agrare kur shqiptarëve u merrej toka e pasuria më dhunë nga pushteti serbio-malazez dhe dëboheshin nga vatrat e tyre. Nuk kërkuan falje ndaj popullit shqiptar as për vrasjet dhe masakrat që i bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore e as për luftën e fundit 1998-1999 ku Serbia vrau e masakroj me qindra e mijëra shqiptar të pafajshëm.
(Vazhdon…)