Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Cana: Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj grupit terrorist do ishin sfidë për secilën polici botërore

    27/09/2023 17:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, nëse do kishte sukses do kishte ndikim jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajonin.

    Ai në TV Dukagjini tha se këtë e ka ndaluar profesionalizmi i Policisë së Kosovës, të cilët e ndaluan një të keqe shumë më të madhe që do mund të ndodhte.

    Cana tha se veprimet profesionale të Policisë së Kosovës,  në Banjskë do ishin sfiduese për secilën polici botërore.

    “Elementi i parë është se kjo është situatë e paprecedentë, me implikme rajonale, sepse po të ishte implementuar plani i tyre do të ishte lëvizje e re në arkitekturën e sigurisë në Ballakan. Është ditë krenarie për Policinë e Kosovës… është dashur të manifestohet me luftimin e grupit terrorist, është krenari në aspektin e dëshmisë se kjo polici e ka dëshmuar se Kosova është shtet demokratik që është në gjendje të menaxhojë kriza të tilla, që do ishin sfidë për secilën polici botërore me efikasistet të paparë, me një konsideratë ndaj jetës së njerëzve, me kujdes të veçantë ndaj kultit fetar dhe qasje proaktive me komunitetet. Aletatët tanë ndihen krenarë për veprimet e djemve tanë, ne ndihemi krenarë sepse disa prej tyre e kanë treguar veten në luftë por edhe ata që janë trajnuar në polici. Është investim 20 vjeçar, kjo punë është shpërblyer tash”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës

    Vuçiq bën propagandë, i reagon Policia e Kosovës

    Laboratori i drogës në Prishtinë, gjykata i lë në paraburgim dy persona

    Të Fundit

    Kurti: Kinemaja “Lumbardhi”, monument i trashëgimisë kulturore dhe frymëzim për gjenaratat e ardhshme

    SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore 

    24 dështime për konstituimin e Kuvendit, Tahiri sugjeron opozitën t’i ndërmarrë këto tri veprime

    Vetaksident tragjik në Pejë, Prokuroria: Jemi në pritje të identifikimit zyrtar të viktimës 

    Bajrami: Ta shënojmë 1 qershorin si ditë të mafisë energjetike në Kosovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.