Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Cana tregon se si e mësoi Macronin të fliste shqip

    18/10/2023 16:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana, ka rrëfyer për një eksperiencë të veçantë me presidentin e Francës Emmanuel Macron.

    Cana tregoi se kishte qëndruar për 30 minuta në aeroplanin presidencial Macronin të fliste pakëz shqip.

    Ai tha se i kishte folur atij për kulturën dhe historinë shqiptare.

    Presidenti i Francës fjalimin e tij në Tiranë e nisi në gjuhën shqipe.

    “Shumicën çka kishte për të thënë e kuptuam dhe pse jo një shqipe aq të patër. Në krahasim me sa kur fillova me e mësuar dhe me e stërvit, ishte një nxënës i jashtëzakonshëm dhe shumë i përkushtuar. Besoj se ia ka dalë më së miri. Duke qenë se ishte vizita e parë historike e një presidenti francez në vendin tonë, në protokollet e tyre ka delegacionin zyrtar që e shoqëron dhe kjo bëhet me propozimet që bëhen nga zyrtarë. Ishte presidenti që kishte pasur një dëshirë shumë të madhe që të jem pjesë e këtij delegacioni zyrtar francez në vendin tonë dhe sigurisht për mua ishte një kënaqësi që ta pranoja këtë ftesë. Ishin 20 orë të ngarkuara por shumë të rëndësishme për marrëdhënien e dy palëve. Pata mundësinë që gjatë dy orëve me Macron të ndava 30 minuta me të. Ai është tifoz i çmendur pas futbollit. Ai ishte i interesuar që të dinte se çfarë bëja unë. Ishte shumë kurioz të dinte për historinë dhe identitetit shqiptar. Pastaj filluam me nisjen e fjalimit që do të mbante në Tiranë”, tha Cana për Euronews Albania

    Artikuj të ngjashëm

    Lorik Cana mysafir në hapjen e shkollës fillore shqipe në Itali

    Lorik Cana do të hyjë në “Big Brother VIP”?

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.