Sport

Caktohet stadiumi për ndeshjen Serbi-Shqipëri?

Ndeshja mes Serbisë dhe Kombëtares së Shqipërisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026 do të zhvillohet më 11 tetor.

Presidenti i Serbisë, Alexander Vucic gjatë një interviste e ka konfirmuar se kjo ndeshje nuk do të zhvillohet në Beograd për shkak të sigurisë.

Por, kjo ndeshje pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Leskovac.

UEFA pritet që gjatë këtyre ditëve t’i jep një gjobë Federatës së Serbisë për thirrjet nacionaliste në ndeshjen kundër Anglisë – dhe me shumë gjasa mund të jetë me të holla dhe me mungesë tifozësh.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button