Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Caktohet masa e paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve të arrestuar në Agjencinë Kadastrale dhe Agjencinë e Arkivave

    18/07/2025 16:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurëve B.Sh., M.B., V.B., Z.Sh. dhe M.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, shkruan Demos.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate në këtë fazë të procedurës, dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale.

    Më tej në njoftim thuhet se gjykata po ashtu vlerësoj se nëse të pandehurit B.Sh., M.B., V.B., Z.Sh. dhe M.B lihen në liri, të njëjtit mund të ndikojnë edhe në prova duke fshehur dhe asgjësuar provat, si dhe duke ndikuar edhe në dëshmitarë.

    “Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Policia rrit bashkëpunimin me INTERPOL dhe EUROPOL – shkatërron 12 grupe kriminale për 6 muaj

    Siguria ushqimore, SHBA pushon 70 studiues të huaj

    Tarifat amerikane rrezikojnë eksportin e armëve serbe

    Të Fundit

    Policia rrit bashkëpunimin me INTERPOL dhe EUROPOL – shkatërron 12 grupe kriminale për 6 muaj

    Caktohet masa e paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve të arrestuar në Agjencinë Kadastrale dhe Agjencinë e Arkivave

    Siguria ushqimore, SHBA pushon 70 studiues të huaj

    Tarifat amerikane rrezikojnë eksportin e armëve serbe

    Usyk dhe Dubois përballen për titullin e padiskutueshëm në Wembley

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.