Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se nuk pret përmbyllje të tërësishme të procesit zgjedhor deri para nisjes së muajit mars.
Ndonëse kanë kaluar mbi 48 orë nga mbyllja e vendvotimeve, Komsioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka numëruar të gjitha votat e rregullta, teksa numërimi i votave për kandidatët për deputetë ka nisur sot.
“Data 3 mars deri në 5 mars ka qenë periudha kur është dashtur që të shpallen rezultatet përfundimtare, që i bie afërsisht tri javë e gjysmë prej tash, por me ndryshimet me tempot e punës të komisioneve komunale zgjedhore përveq që do të kemi ndonjë angazhim dyfishë më të madh gjatë ditëve në vijim. Unë nuk presë që të kemi përmbyllje të tërësishme të ciklit zgjedhorë para nisjes së muajit mars”, tha Cakolli.
Ai tha se KQZ ka dështuar në publikimin e rezultateve edhe në vitin 2014.
”Fatkeqesisht ka pasur raste kur KQZ nuk ka dalur as me rezultate në vitin 2014 deri sa janë shpallur ato perfundimtare, por për shkak të ndryshimeve tash situata është më komplekse edhe për shkak të afërsisë në mes të tabllorit opozitar dhe partisë në pushtet gje qe ka pasur ndikimin me te madh per te acaruar diskursin”, tha Cakolli në RTV 21.