Eugen Cakolli nga KDI i është përgjigjur Dejona Mihalit të VV’së, pasi kjo e fundit në një postim në Facebook tha se partitë politike nuk po “arrijnë të shohin potencialet që gjenden në këto grupacione” duke përmendur edhe “punëtorët e KDI e IKD”.
“Paralel me ta edhe punëtorët e organizatave KDI-IKD-dhe të ngjashme nga banaku i TV e kanë shfaqur këtë dëshirë. Me gjasë subjektet politike nuk po arrijnë të shohin potencialet që gjenden në këto grupacione. Mbase duhet në zgjedhjet e ardhshme të ftohen më shumë prej tyre si kandidatë. Jo ne kuptohet por opozita”, ka shkruar Mihali.
Cakolli i është drejtuar me pyetjen “Çka kena faj që nuk i keni numrat?!”
Ai ka thënë se qëndrimi ndaj shkeljeve po paraqitet si “përgatitje” për kandidim, zëri kritik si “agjendë” dhe prania në publik si “rrezik për pushtetin”.