Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në seancën e së premtes në Kuvend ka përmendur rastin e cakërrimit të gotave me raki mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, shkruan GazetaDemos.
Ai ka thënë se duhet të tregohet a ishte kërkim falje nga ana e Kurtit për deklaratat ndaj Haradinajt.
“Kjo Qeveri nuk la legjitimitet. Pasulin me hoxhallarë në opozitë, e rakinë me kundërshtarët politikë, në Qeveri, nuk i hanë populli. Akuzat mbi privatizimet në Dukagjin ishin fiktive, smundet me i përbi krejt fjalët për tokat në Dukagjin. Qytetarët pyesin a ka parime ky njeri”,ka thënë Haxhiu.