Shoqata e grave në luftë kundër kancerit të gjirit “Renesansa” ka nisur një iniciativë të re, shpërndarjen e byzylykëve rozë tek gratë e prekura me kancer.
Vendosja e shiritit rozë ngjyrë kjo me të cilën identifikohet edhe tetori si muaj i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, është mesazh se në krahun ku është operuar gjiri dhe janë prekur gjëndrat limfatike, nuk duhet dhënë gjilpëra.
Byzylykët që mbrojnë nga limfodema tashmë janë shpërndarë te një numër i grave në disa qytete të Kosovës.
Drejtuesja e “Renesansa” thotë se çdo grua me këtë problem shëndetësor duhet ta mbajë këtë lloj byzylyku që “alarmon” punonjësit shëndetësor, në rast se ato të përballen më ndonjë urgjencë të shëndetit.
Se nuk rekomandohet dhënia e terapisë apo marrja e gjakut nga ana e prekur e thotë edhe kreu i shoqatës së onkologëve, Arben Bislimi. Në të kundërtën këto raste mund të përballen me limfodemën.
Onkologu Bisilmi shton se kjo është njëra nga temat që duhet punuar edhe më shumë me mantelbardhët e sistemeve, tjera përgjatë aktivitete edukuese.