Uncategorized

Bytyqi takohet me pensionistët e Suharekës: Do të jem pranë tyre, shqetësimet e tyre meritojnë vëmendje

Kandidatja e AAK-së për deputete në Kuvend, e cila garon me numër 6, Albana Bytyqi, ka zhvilluar sot takim me pensionistët e Suharekës në kuadër të fushatës zgjedhore.

Takimi me pensionistët në Suharekë 🫶

Sot u takuam me pensionistët e Suharekës, njerëz që me punë, sakrificë dhe dinjitet ndërtuan themelet e këtij vendi.

Zëri i tyre, përvojat dhe shqetësimet e tyre meritojnë respekt dhe vëmendje të vazhdueshme, dhe e kemi bërë e do ta bëjmë sërish.

Jam dhe do të jem pranë tyre, për më shumë kujdes, dinjitet dhe siguri sociale, sepse një shoqëri e fortë nuk i harron ata që i dhanë energji e punë vendit.

Prandaj ne presim përkrahje.
Voto 129✅

6 🤝

Artikuj të ngjashëm

Back to top button