LajmeZgjedhjet 2025

Bytyqi pyet Muhaxherin: Kur është hera e fundit që je taku me Hidrodrinin për zgjidhjen e problemit me ujë të pijes

Naim Bytyqi, kandidati i AAK-së për Asamblenë Komunale në Pejë reagoi për mungesën e ujit të pijshëm në disa fshatra dhe lagjen “Fidanishte” të Pejës, transmeton Demos.

Bytyqi deklaroi se lidhur me këtë çështje ka reaguar për 4 vite rresht.

“Kur është hera e fundit që kryetari i komunës është takuar me drejtuesit e Hidrodritit dhe çfarë kanë arritur ata për të zgjidhur këtë problem?”, pyeti Bytyqi.

Reagimi i plotë:

Sot në pikun e fushatës paskemi reagime për mungesën e ujit të pijës, kam reaguar për 4 vjet rresht për këtë temë, për mungesën e ujit në fshatra si dhe në lagjen Fidanishte dhe lagje të tjera të qytetit, kryetari i komunës duhet të kujdeset për qytetarët e komunës së tij dhe pikë….

Kur është hera e fundit që kryetari i komunës është takuar me drejtuesit e Hidrodritit dhe çfarë kanë arritur ata për të zgjidhur këtë problem?

Është turp të bësh hajgare me qytetarët, sidomos me ujin e pijës.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button