Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Byrnes e quan Thaçin si përfaqësues të grupit të moderuar të UÇK-së, thotë se kishte mosmarrëveshje me grupin e Demaçit

    25/03/2024 19:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dëshmitari Shuan Byrnes tha se pas dorëheqjes së Adem Demaçit, i cili nuk pranonte të nënshkruhej marrëveshja e Rambujesë, kishte mosmarrëveshje në mes grupit të tij dhe atij të Hashim Thaçit.

    Byrnes tha se grupi i Thaçit ishin të mendimit se çështja me Serbinë do të mund të zgjidhej me negociata, ndërsa ai i Demaçit ishte i mendimit se Kosova duhej të çlirohej nga Serbia me luftë.

    “Mosmarrëveshja më e thellë ndërmjet Thaçit e të moderuarve dhe Demaçit e grupit të tij që ai e kishte mbështetës në udhëheqjen e UÇK-së, pra problemi më i madh ishte se Demaçi besonte që liria e Kosovës dhe çlirimi i saj nga Serbia do të duhej të kryhej me forcë dhe fuqi të armës, ndërsa Thaçi dhe të moderuarit që në atë kohë kishin bërë biseda të zgjeruara me ndërkombëtarët, në ato biseda ata kishin arritur në përfundimin se Kosova mund të çlirohej nga Serbia me negociata”, tha Byrnes, përcjell Betimi për Drejtësi.

    Sipas tij, grupi i Thaçit duke përdorur mjete politike, nuk donin që të sakrifikonin dhe të flijonin më shumë jetë shqiptarësh, në një konflikt që vijonte dhe kërkonin zgjidhje përmes negociatave.

    Dëshmitari tha se është dakord se pas dorëheqjes së Adem Demaçit, duket se ka edhe një ndarje edhe më të madhe të grupeve të caktuara, përfshirë edhe ata që janë me militantë me Demaçin, duke përfshirë këtu edhe fraksionet më të moderuara të UÇK-së.

    Pasi u bë e ditur që dëshmia e këtij dëshmitari do të vazhdojë edhe nesër, me kaq mbaroi seanca e sotme.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbrojtja pritet t’i thërrasë deri 25 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Gucati: Shteti nuk ka bërë asgjë për neve, jemi të dëshpruar që nuk na vizitoi Kurti – Bislimi e Aliu e vizituan vetëm Rexhën

    Nis dëshmia e dëshmitarit 105 në Hagë: Një serb që pretendon se u rrëmbye nga pjesëtarët e UÇK-së

    Të Fundit

    Maqedonci pret homologun zviceran, theksohet rëndësia e diasporës dhe bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës dhe Zvicrës

    Peci: Kosova ka prodhuar mbi 56 milionë euro në vlerë gruri këtë vit

    Haradinaj kujton tre vëllezërit Bytyqi: Luftuan me nder për lirinë e Kosovës

    “Vrasja nga pakujdesia” e 27-vjeçarit, Behrami: S’është aksident por produkt i brutalitetit të pushtetit

    “Vdekja mund të jetë shkaktuar nga ndrydhja” – Ja çka thotë raporti fillestar i IML-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.