Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Buzhala ngre dyshimet se vrasja në Ferizaj ndërlidhet me një rast pedofilie

    16/08/2024 23:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbrëmjen e sotme një vrasje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bibaj të Ferizajt, shkruan GazetaDemos.

    Një zyrtar policor ka qëlluar për vdekje një 89-vjeçar para një salle dasmash në këtë qytet.

    Zyrtari policor raportohet se është Festim Ramadani, i cili sipas burimeve të Gazetës Demos kishte qëlluar rreth 5-6 herë në vendin e ngjarjes.

    Në anën tjetër, viktima është Sadri Sadriu, i cili doli të jetë familjar i burrit të presidentes Vjosa Osmani, pra Prindon Sadriut.

    Në lidhje me rastin ka reaguar edhe gazetari Berat Buzhala, ku i njëjti publikoi edhe disa informacione që sipas tij lidhen me ngjarjen.

    Buzhala shkruan se një person i ka treguar një histori që i kishte ndodhur gruas së tij në Luginën e Preshevës, pasi e njëjta u dhunua nga një person, dhe kjo nuk ishte rasti i vetëm.

    Tutje, ai ngre dyshime se ky rast lidhet me personin i cili u vra sot në Ferizaj, pasi ky i fundit ishte me prejardhje nga Presheva.

    Postimi i plotë:

    “Para dy viteve nje person qe jeton ne Perendim ma ka tregu nje rast te tmerrshem qe i ka ndodhe bashkeshortes se tij ne Lugine te Presheves.

    Nje monstrum pedofil e kishte dhunu ate, dhe jo vetem ate, kur ajo i ka pase vec 10 vjet. Dikund ne mal. Pata komuniku edhe me viktimen.

    Dhunuesi kishte dale me lidhje te fuqishme politike. Sido qe te jete kunder dhunuesit ka kallxim penal ne Serbi, te cilin e posedoj, por kurgjo nuk eshte ndermarre kunder tij.

    Ka lidhje me zhvillimet e nates se sontshme”, shkroi ai në Facebook.

    Artikuj të ngjashëm

    “Ka humbur kthjelltësinë mendore”, çfarë dëshmoi shqiptari që vrau ish-gruan në Itali?

    Raportohet se është vrarë një 28 vjeçare shqiptare në Gjermani

    “Mendonte se do të vdiste” – Rrëfimi i nënës, djali i së cilës i mbijetoi sulmit në Graz

    Të Fundit

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Amerika feston pavarësinë, pamje nga hedhja e fishekzjarreve në Prishtinë

    Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me Von der Leyen?

    Mehmetaj kritikon VV-në: Po i japin veto Listës Serbe për bllokimin e shtetit

    Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë ‘puna e radhës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.