Gazetari Berat Buzhala ka ironizuar përmes një postimi në Facebook, pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që një nga masat e Pakos së Ringjalljes që të mos ketë pensione nën 100 euro, shkruan Gazeta Demos.
“Tash dalin pensionet, ose neser ose te hanen. S’kane me u kry pleqt, 10 euro ma shume.” ka shkruar ai.
Kujtojm se pas vendimit të Qeverisë për rritje të pensioneve, ministri i Ekonomisë, Hekuran Murati, deklaroi se pensionet nga ky muaj do të jepen në mes të muajit.
Deri më tani, pensionet janë ndarë kryesisht nga data 22, e me këtë vendim pritet të ndahen nga data 17-t. /Gazeta Demos/
Postimi i plotë:
Tash dalin pensionet, ose neser ose te hanen. S’kane me u kry pleqt, 10 euro ma shume. Cfare mendsh kane birra dalin e blejne neper katune, kurse keta pleqt e shehrit krejt truq ne Studio ne rrugen B kane me u mbledhe. Garant eksperti gjerman ka ardhe me keto ideja.
“Niks toten mit 100 euro”.