Pas një periudhe të ngarkuar me projekte muzikore, këngëtari i njohur Butrint Imeri ka vendosur të marrë disa ditë pushimi në Spanjë, duke shijuar diellin, detin dhe relaksin veror.
Gjatë qëndrimit atje, ai ka zbuluar për ndjekësit e tij se ka “thyer” një nga rregullat që e ka ndjekur rregullisht – regjimin ushqimor.
Në një postim në rrjete sociale, këngëtari ka ndarë një fotografi ku shihet duke shijuar ushqime jashtë rutinës së tij të zakonshme, duke shkruar: “Verës thyhen rregullat”.