Pritjes së fansave të Butrint Imeri i ka ardhur fundi pasi këngëtari ka zbuluar detaje nga projekti i ri.
Artisti i famshëm ka publikuar një pjesë të shkurtër të videoklipit të ri ku shihet në një makinë i rrethuar me disa vajza.
Në mbishkrimin e postimit që solli në llogarinë e tij në Instagram, Butrinti njoftoi se kënga pritet të publikohet në fund të këtij muaji.
“27.04.2022, 23:59, “Diskoteka”, ka shkruar artisti në njoftimin për adhuruesit e tij.
Kujtojmë që të njëjtën këngë Imeri e kishte paralajmëruar prej javësh, e cila u bë virale në rrjetin social TikTok.