Aktorja e njohur Shengyl Ismaili sot ka treguar për një vjedhje që ka ndodhur në butikun e saj .
“Cohet njeri me gëzim prej gjumit, për me e hap butikun që me shumë mund e kam realizu si andërr… dhe çka me pa? Dera e hapun…”, shprehet Ismaili.
Aktorja ka publikuar edhe pamje nga kamerat e sigurisë, ku shihen dy persona që sipas saj nuk janë trembur as nga kamerat dhe as nga sistemi i alarmit.
Të dy, siç tregon Shengyli, flasin shqip dhe janë të rinj, që sipas saj mund të kishin zgjedhur një rrugë tjetër për jetën.