Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bursa Shqiptare e Energjisë (ALPEX) anëtare e plotë në Europex

    09/04/2024 13:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nga data 3 prill 2024 Bursa Shqiptare e Energjisë (ALPEX) ka fituar statusin e anëtarit të plotë në Europex, nga statusi i anëtarit të asocuar që ishte nga janari i vitit 2022 e deri më tani, njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë.

    Bëhet e ditur se ky anëtarësim shënon një hap të rëndësishëm për kompaninë dhe për tregun energjetik në përgjithësi, që i mundëson ALPEX-it qasje më të lehtë në tregun evropian.

    “ALPEX si një sipërmarrje e përbashkët ndërmjet operatorit të transmisionit në Shqipëri (OST) dhe atij në Kosovë (KOSTT), u pranua si anëtare me të drejta të plota në Europex, ka të drejtën e votës dhe ka të drejtë të zgjidhet në organet drejtuese të Europex”.

    “Europex (Shoqata e Shkëmbimeve Evropiane të Energjisë) është shoqata më e rëndësishme e bursave të energjisë elektrike që prezanton interesa të tregjeve të energjisë elektrike, të gazit dhe ambientit i fokusuar në zhvillimin e kornizave rregullatore evropiane për tregun e energjisë elektrike, pra paraqet një platformë diskutimi në nivel evropian”, thuhet në njoftim.

    Aktivitetet kryesore të anëtarëve të Europexit përfshijnë funksionimin e tregjeve me shumicë të energjisë elektrike, gazit dhe emetimeve në afate kohore afatgjata dhe afatshkurtra.

    Sot të gjitha Bursat e Energjisë Elektrike të vendeve të BE-së janë anëtare të Europex, si dhe shumica e Bursave të Energjisë Elektrike nga vendet jo anëtare të BE-së.

    Në Shoqatën e Shkëmbimeve Evropiane të Energjisë (Europex) janë 33 bursa anëtare, përfshirë të gjitha bursat e energjisë elektrike të vendeve të BE-së.

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.