Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, shkruan GazetaDemos.
I njëjti dyshohet se rrahu bashkëshorten e tij, ku më pas u dërgua në mbajtje nga policia.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i njëjti kishte shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.