Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Burri me tre gra-Historia e familjes Zajmi, djalin e shtëpisë e martuan që 14 vjeç se ishte më i zgjuari

    15/02/2025 17:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Brenda mureve të një kulle në fshatin Shulbatër të Matit, kanë jetuar 12 anëtarët e familjes Zajmi.

    Kryetari i familjes Sulejmani, ka qenë burri i tre grave, nga këto martesa ai gëzoi emrin si baba 10 herë, duke lënë kështu një numër të madh pasardhësish.

    “Tani prej babës tim bëhemi 72 anëtarë, plus 20 nga familja imë shkojmë 80 persona”, shprehet Zajmi.

    Djali i Sulejmai, Shabani thotë së babai i tij ka qenë shtatlartë, i bukur dhe i zgjuar të gjitha këto cilësi bën që ai të martohej në moshë fare të re.

    “Babai im ka qenë martuar dy herë që në moshën 14 vjeçarë. Ai mbeti jetim që në moshën 7-vjeçarë dhe ka qenë nga familja Zajmi, pleqtë e familjes i thanë tani e drejton ti familjen pasi ka qenë më i zgjuari”, shprehet Shabani.

    Gruaja e parë e Sulejmanit, ishte Fatimja, 26 vite më e madhe se ai. Duke qenë e madhe në moshë, ajo drejtonte dhe ekonominë e shtëpisë. Nga kjo martesë, erdhën në jetë dy vajza. Ndërsa me gruan dytë, nuk pati trashëgimtarë, pasi ajo ndërroi herët jetë.

    “Kur është fejuar për herë të parë ka qenë 14 vjeç ndërsa gruaja Fatimja ka qenë rreth 40 vjeç. Ajo ka qenë shtatzënë në atë më xhaxhain”, tregon ai.

    E teksa vitet kalonin, Fatimja po plakej, Sulejmani që ishte ende i ri në moshën 35-vjeçare, kërkoi një grua shumë herë më të re se vetja. Razia në ato kohë ishte 19 vjeçe, nga kjo martesë e tretë erdhën në jetë tetë fëmijë. Jetesa me dy gra në atë shtëpi sipas Shabanit ishte mjaft e mirë.

    “19 vjeç ka qenë nënë, ndërsa ky vetë 35 vjeç. Dhe jetuan dy gra në një shtëpi dhe sheh nënën time që i jepte qeve dhe tha do e marr dhe pikë”.

    Në shtëpi, nuk kishte dallim midis nuses së re dhe asaj të vjetër, ato respektoheshin të dyja një lloj nga burri dhe fëmijët.

    “Nëna thoshte se kam shkuar me të si me qenë ime motër, madje na këshillonte dhe ne që duhet ta respektonin si nënë”.

    Sulejmani ishte burri i vetëm në zonën e Matit që jetën e kaloi me dy gra në nën një çati, por ndonëse një familje e pazakontë. harmonia nuk mungoi kurrë në këtë shtëpi.

    Artikuj të ngjashëm

    Princ Leka po martohet?

    Martohet futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha

    Prifti 63-vjeç martohet me 12-vjeçaren, shokohet opinioni në Ganw

    Të Fundit

    Festa e tifozëve të PSG-së përfundon me tragjedi, dy të vdekur dhe 559 të arrestuar pas festimeve në Francë

    Shtrenjtimi i energjisë për prodhuesit vendor, Lushaku-Sadriu: Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë

    Kurti: Kinemaja “Lumbardhi”, monument i trashëgimisë kulturore dhe frymëzim për gjenaratat e ardhshme

    SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore 

    24 dështime për konstituimin e Kuvendit, Tahiri sugjeron opozitën t’i ndërmarrë këto tri veprime

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.