Lajme

Burri i Albulena Haxhiut: Tradhëti të mëdha po gatuhen në Hagë

Alban Krasniqi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka shprehur shqetësime lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Në një status në rrjetet sociale, ai ka theksuar se zgjedhjet e vitit 2021 janë një mësim që tregon se çdo tentim për të nëpërkëmbur vullnetin qytetar të shprehur me votë është i dështuar.

Gjithashtu, ai ka akuzuar se “tradhëti të mëdha po gatuhen si në Hagë, ashtu edhe në Prishtinë, nga ata që kanë keqpërdorur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për 25 vite”.

Krasniqi ka theksuar rëndësinë e respektimit të vullnetit qytetar dhe ka paralajmëruar për pasojat e tradhtisë ndaj këtij vullneti. Ai ka nënvizuar se çdo veprim që shkel këtë vullnet mund të ketë pasoja të rënda për të ardhmen e vendit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button