Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së djeshme, duke u regjistruar edhe një rast i dhunës në familje.
Një grua në Lipjan ka raportuar në Polici se është rrahur nga burri i saj dhe dy prindërit e tij.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke njoftuar se e njëjta ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Është raportuar se viktima femër kosovare, është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit-bashkëshorti dhe vjehrrit e saj”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.